Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha doli në një deklaratë për shtyp këtë të shtunë. Kryedemokrati u shpreh se kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është larguar nga Shqipëria, në drejtim të panjohur. Berisha e konsideron këtë veprim si një akt të rëndë, teksa bën fajtor kryeministrin e vendit.