10 km nga qyteti i Kuçoves gjendet fshati Velagosht. I vendosur sipër ne koder dhe me një panorame piktoreske, ky fshat është gati i paarritshëm. Rruga për të shkuar deri atje nuk mund të konsiderohet e tillë. Banorët thonë se prej vitesh aty mungon infrastruktura bazë si në rrugën kryesore ashtu dhe në brendësi të fshatit. Një tjetër problem jetik për këta banorë është edhe mungesa e ujit.