Top Channel/ Ulja e çmimit të energjisë, ‘taktikë’ elektorale? Rama i përgjigjet komentuesit
08/01/2025 19:52

Pas njoftimi për uljen e çmimit të energjisë për konsumin familjar, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një prej komentuesve në faqen e tij të Facebook, i cili ngre pikëpyetje në lidhje me këtë vendim dhe thotë se është bërë me qëllim elektoral. Rama deklaroi se këtë nuk e ka bërë as kur ka “pasur të tjerë në prehër”, teksa shtoi po ashtu se nuk ka asnjë rast kur të jetë marrë një masë pozitive për qytetarët para zgjedhjeve, dhe më pas të jetë anuluar. “E para ne nuk e kemi ngritur asnjëherë çmimin, e kemi mbajtur një dekadë resht çmimin fiks 9.5 lekë, që ishte më i ulët se çmimi që gjetëm kur erdhëm në detyrë. E dyta çmimi jo vetëm që nuk është ulur në gjithë botën, por është rritur pas agresionit rus. Kjo e jona është ulja e vetme në rajon të paktën që nga nisja e luftës në Ukrainë. Kush thotë që është ulje elektorale duhet të më gjejë një veprim të kësaj natyre me karakter elektoral, që të mund të kem bërë për vota kundër logjikës ekonomike financiare të vendit, ose një rast kur një masë pozitive që kemi marrë para një procesi zgjedhor, ta kemi hequr? Nuk ka, mos kërkoni kot se nuk ka ndodhur. Dhe mos harroni dhe një gjë, kur unë nuk i kam bërë këto më parë kur kisha dhe të tjerë në prehër, do t’i bëj në prag të zgjedhjeve që do marrim fitoren e 10-të radhazi, që do ketë notën dhjetë për nga thellësia e rezultatit dhe diferenca me kundërshtarët?! Llafet i merr era, për mua rëndësi ka fakti që që nga muaji shkurt mbi 1 milion konsumatorë familjarë do të paguajnë më pak dhe pensionistët do të një pension minimal plus nga kjo ulje e çmimit”, u shpreh Rama.

Top News – KQZ miraton numrin e kandidatëve. Çdo parti, 46 emra të sigurt, 140 me votë preferenciale
22/01 20:50
Top News-Zero tatim për hotelet me 4 e 5 yje. Komisioni i ekonomisë miraton në parim propozimin e PS
22/01 20:15
Top Channel/ Shqipëria hakmerret ndaj Putin, zbardhet marrëveshja me Ukrainën
22/01 19:43
Top News- Deputeti i PD në GJKKO, akuzohet nga SPAK për deklarim të rremë pasurie
22/01 19:31
Top News – Rama tregon strategjinë e turizmit. Kreu i qeverisë vlerëson Arabinë Saudite: Të mësojmë
22/01 18:23
Top Channel/ Rama takon zyrtaren e Tik Tok: Do rihapim platformën
21/01 20:42
Top Channel/ PS-PD mbyllin listat! 46 kandidatët e parë do të caktohen nga kryetari
21/01 20:40
Top News- Rama takon Zelenskyn, përqafime mes dy liderëve…marrëveshje në fushën e sigurisë
21/01 19:52
Top Channel/ Rama takohet me Zelenskyn në Davos: Nënshkruam një marrëveshje të rëndësishme!
21/01 19:26
Top News – 105-vjetori i parlamentarizmit shqiptar. Spiropali: Integrimi, objektiv për kuvendin
21/01 17:10
Top News- PD kërkon votim masiv të emigrantëve/ Demokratët propozojnë ndryshime në Kodin Zgjedhor
21/01 16:43
Top Channel/ Rama: Do rihapim Tik Tok! Biseda me zyrtaren e kompanisë
21/01 15:16
Top Channel/“21 janari”,Berisha akuzon PS:Në 14 vite askush se pengoi Ramën të jetojë në çdo aspekt
21/01 15:14
Top Channel/ A do shkoni në SPAK nëse ju thërret për 21 Janarin? Ja si përgjigjet Sali Berisha
21/01 13:43
Top Channel/ “Falë viktimave të 21 janarit u bëre kryeministër”, Rama i përgjigjet komentuesit
21/01 13:16
Top News – Kuvendi rihap punimet. Sesioni para zgjedhjeve, Spiropali mesazh diasporës
20/01 21:00
Top News- Gjyqi për Berishën dhe dhëndrin e tij, çfarë ndodhi në seancë
20/01 17:47
Top News- Nga shëndetësia tek ‘non grata’/ Berisha prezanton planin, kërkon bashkim të opozitës
20/01 17:18
Top News- Berisha prezanton planin për shëndetësinë: Premton 2-fishim të buxhetit
20/01 16:28
Top News- Berisha i vë kusht Ramës për të votuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor
20/01 16:27
DIGITALB DIGITALB - OFERTA