Top Channel/ Ukraina do “falë” territor, Zelensky: Lëshime për t’i dhënë fund luftës
29/11/2024 23:30

Për herë të parë, presidenti i Ukrainës, Vlodymyr Zelensky, ka thënë se është i gatshëm t’i lëshojë territor Rusisë për t’i dhënë fund luftës. Presidenti ukrainas tha se vendi i tij mund të heqë dorë përkohësisht nga territori i pushtuar nga Rusia në këmbim që territori që e kontrollon Ukraina të futet në “ombrellën e NATO-s”. Ai shtoi se Kievi më vonë mund të negociojë “diplomatikisht” kthimin e territorit në lindje që është aktualisht nën kontrollin rus, pasi të jetë rënë dakord për armëpushim. “Nëse duam të ndalojmë fazën e nxehtë të luftës, duhet ta fusim nën ombrellën e NATO-s territorin e Ukrainës që kemi nën kontrollin tonë”, ka thënë Zelensky në një intervistë për Sky News. “Kjo është ajo që duhet të bëjmë shpejt, dhe më pas Ukraina mund të marrë përsëri pjesën tjetër të territorit në mënyrë diplomatike”, shtoi ai. “Ombrella e NATO-s” mund të nënkuptojë anëtarësim në NATO ose mund të nënkuptojë garanci individuale të sigurisë të ofruara nga aleatët perëndimorë. Anëtarësimi i plotë i Ukrainës në NATO do të shkaktonte luftë mes Rusisë dhe Perëndimit, sipas Nenit 5 të aleancës. Megjithatë, Putini ka refuzuar anëtarësimin e Ukrainës në NATO si pjesë e çdo marrëveshjeje të ardhshme të paqes. Komentet e Zelenskyt erdhën në përgjigje të një pyetjeje nëse Kievi do të ishte i gatshëm t'i jepte territor Moskës në këmbim të anëtarësimit të plotë në NATO. “Askush nuk na ka ofruar të jemi në NATO. Mund të ishte e mundur, por askush nuk na ka ofruar”, ka deklaruar ai.

Top Channel/ Sulm me thikë në Gjermani/ Vritet një fëmijë 2 vjeç dhe një qytetar
22/01 22:36
Top Channel/ Musk “kriset” me Trump, kundër “Stargate” prej 500 miliardë USD
22/01 22:34
Top News – Trajnimi i rekrutëve të rinj ukrainas. Ushtarakët shqiptarë me mision në Britani
22/01 22:30
Top Channel/ Lideri suprem i Iranit paralajmëron Trump: E ardhmja do tregojë…
22/01 22:27
Top News – SHBA bllokon mijëra refugjatë. Anulohen fluturimet e emigrantëve nga Afganistani në Siri
22/01 22:15
Top Channel/ DASH anulon të gjitha udhëtimet e refugjatëve në SHBA, kategoria që nuk preket
22/01 20:07
Top Channel/ Strehohej në Kosovë, humb jetën gazetarja ukrainas, u gjet në banesë
22/01 20:05
Top Channel/ TikTok ‘në duart’ e Trump, çfarë pritet të ndodhë në SHBA?
22/01 20:04
Top Channel/ Macron e Scholz i përgjigjen Trumpit, tregojnë si duhet të jetë Evropa
22/01 19:27
Top News- BE përballë situatës gjeopolitike, Kos: Procesi integrimit është bërë më i vështirë
22/01 18:21
Top Channel/ “Mungesa e Ivanka-s, bashkëshortja e Trump më e fuqizuar”, ç’rol do ketë Zonja e Parë
22/01 18:02
Top Channel/ President i ri, orendi të reja! Ndryshimet pas largimit të Biden, ja çfarë hoqi Trump
22/01 17:57
Top Channel/ Trump i prerë, i kundërvihet Putinit:Nëse s’pranon bisedimet për paqe, do sanksionoheni
22/01 15:54
Top News- Trump kërkon kanalin e Panamasë/ Reagon presidenti Mulino- Na përket neve
22/01 15:36
Top News- Izraeli e Gaza publikojnë shifrat/ Mijëra humbje jetësh, nuk përputhen deklaratat
22/01 15:09
Top News – Sekretari i OKB thirrje Iranit: Stop armëve bërthamore, bëni hapin e parë
22/01 14:45
Top Channel/ E drejta shtetësisë përmes lindjes, nisin kundërshtimet e para për Trump, 22 shtete…
22/01 14:43
Top Channel/ Foshnja rrëmbehet në spital! Çifti morën vogëlushen dhe… prindërit përjetojnë tmerr
22/01 14:39
Top News- Amerika do shmang konfliktet, Sekretari i ri amerikan i Shtetit shpalos objektivat
22/01 14:31
Top News- 22 shtete padi kundër Trump/ Kundështojnë vendimin për shtetësinë përmes lindjes
22/01 14:23
DIGITALB DIGITALB - OFERTA