Top Channel/ Udhëtoi drejt Londrës, duke thyer masën e sigurisë! Kush e njoftoi ish-shefin e AMP?
02/08/2024 20:20

Dy ditë më parë, Gjykata e Durrësit vendosi paraprakisht masat e sigurisë për 6 të akuzuarit e AMP-së. Gjykata ka caktuar arrest me burg për Kushtrim Selimin dhe Metin Voglin nga Shijaku. Ndërkohë dyshohet se dikush e ka njoftuar Selimin paraprakisht për zhvillimet që do e çonin në pranga dhe ka arritur të largohet për në Kosovë. Me këtë veprim Kushtrim Selimi ka thyer edhe masën e sigurisë për çështjen e parë për të cilën është nën hetim, krijimi i portalit që denigronte drejtuesit e Policisë së Shtetit. Ai kishte masë mos largim jashtë territorit të Shqipërisë, por e ka thyer atë pasi në datën 29 korrik ka udhëtuar nga Prishtina për në Londër. Pasi është informuar se do të dilte një masë sigurie “arrest me burg” për të dhe për Metin Vogli, ish-shefi i AMP-së ka nxituar t’i shpëtojë prangave. Disa muaj më parë është referuar nga komisariati i policisë Durrës se ka bërë një ndërtim pa leje në bregdetin e Kallmit, një nga zonat më të bukura pranë qytetit të Durrësit. Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se nga hetimet e para rezultonte se ndërtimi ishte bërë nga një shijakas, por nga këqyrja e telefonit të Reginës rezultoi se e kishte Kushtrim Selimi dhe se deklarimet e shtetasit nga Shijaku dyshohet të jenë të rreme. Ndër të tjera bëhet e ditur se është hetuar dhe provuar me deklarime dhe video e mesazhe tek telefoni i Regina Omerit, se ndërtimi pa leje i përket Selimit. Edhe Vogli ka mundur t’i shpëtojë prangave pasi në kohën kur është ushtruar kontroll në banesën e tij nuk është gjetur në banesë. Nuk dihet nëse edhe ai është sinjalizuar paraprakisht nga Selimi për t’u larguar dhe shpëtuar përballjes me grupin hetimor. Pas dorëzimit në polici në fund të qershorit, ai u la i lirë, por me detyrim paraqitjeje dhe mos largim jashtë vendit.

Top Channel/ Olimpiada Shqipëri-Kosovë! Nxënësit në garë për gjuhën shqipe
23/01 19:50
Top Channel/ Nis përplasja, Shqipëri-Kroaci ‘hakmerren’ ndaj Serbisë
23/01 19:24
Top Channel/ I mori jetën kamerierit në Elbasan, dënohet Erjon Llapushi
23/01 19:21
Top News – TikTok nuk do mbyllet? AFP: Rama mund të tërhiqet
23/01 17:43
Top News- Gjendet i pajetë 63-vjeçari në Fier/ U zhduk kur po shkonte për të peshkuar
23/01 17:33
Top News – Më shumë se 60 mijë aplikime në PER. Zgjedhjet e 11 majit, regjistrohen 36 mije emigrantë
23/01 17:32
Top Channel/ Zona e lirë ekonomike! Veliaj: TED Tirana, për punët e së ardhmes
23/01 15:28
Top Channel/ Dy variante të gripit, shqiptarët po përballen me simptoma më agresive
23/01 15:26
Top Channel/ Kriptomonedhat “drejt qiellit”! Po prodhohen edhe në Shqipëri
23/01 15:24
Top Channel/ Gjykata angleze merr vendimin për grupin që ndihmoi në eliminimin e Ardian Nikulaj
23/01 15:20
Top Channel/ Kapen kultivuesit e kanabisit në Kamëz, si u zbuluan dy të rinjtë
23/01 15:19
Top Channel/ Tik Tok s’do mbyllet! Zbulohet biseda e Ramës me kinezët
23/01 15:17
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Ekskluzive- Serbia i dëboi si të rrezikshëm, flasin dy shqiptarët
23/01 15:06
Top Channel/ Gjykata “fundos” Ilir Beqajn, akuzë për grup të strukturuar kriminal
23/01 15:05
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News- Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Gjykata e Londrës vendos ekstradimin e ‘vëzhguesit’
23/01 14:49
Top Channel/ “Grupet e rrezikuara të bëjnë vaksinën e gripit”, apeli i Silva Binos
23/01 14:01
Top Channel/ Urdhri mbi imigrimin! Ushtria amerikane përgatitje për mijëra forca në kufi me Meksikën
23/01 13:58
Top Channel/ Në garën me Kinën mbi inteligjencën artificiale, Trump sinjalizon qëndrim agresiv
23/01 13:57
DIGITALB DIGITALB - OFERTA