Një pasagjer i cili shpëtoi nga aksidenti ajror në Kazakistan tha se dëgjoi zhurmë kur po i afroheshin destinacionit. Subhonkul Rakhimov ishte në mesin e 29 të mbijetuarve nga fluturimi J2-8243, i cili u rrëzua pasi u devijua nga rruga për në Grozny, në Rusinë jugore, me të paktën 38 persona të vrarë. Duke folur për agjencinë e lajmeve Reuters nga spitali, ai tha se filloi të lutej dhe të përgatitej për fundin pasi dëgjoi një zhurmë teksa po i afroheshin Groznit.