Top Channel/Turistët e huaj në Zvërnec, interes i lartë për të vizituar Manastirin e shijuar natyrën
01/05/2023 18:51

Ky një maj e gjeti Manastirin e Zvërnecit të mbushur me vizitorë, shumë prej të cilëve të huaj. Turistët u shprehën të mahnitur me bukuritë e kësaj zone. “Jam nga Holanda dhe kemi tri ditë në Shqipëri, një vend shumë i bukur dhe Manastiri një vend tërheqës, sot kishte shumë njerëz, dhe nuk kishim shumë informacion për këtë vend të veçantë. Mungonte ciceroni”, u shpreh një turiste. “Jam nga Kroacia. Kemi vizituar Tiranën deri sot dhe sot pikërisht ndodhemi në manastirin e Zvërnecit dhe guida na sugjeroi këtë vend të bukur dhe tërheqës”, tha një tjetër turiste. “Jam nga Holanda dhe është dita e tretë, vend i bukur, njerëz mikpritës, ushqimi shumë i mirë dhe do të kemi shumë dëshirë të njohim jugun e Shqipërisë”. Ndërkohë, të shumtë ishin dhe vizitorët vendas që zgjodhën ta kalonin 1 majin në këtë atraksion turistik të Vlorës. “Vijmë për herë të parë. Na pëlqen ambienti, gjelbërimi. Erdhëm ta vizitojmë meqë jemi pushim“, u shpreh një nga vizitoret. Manastiri i Zvërnecit në Vlorë vijon të mbetet një nga pikat turistike që çdo ditë e më tepër vizitohet nga pushues vendas dhe të huaj. Ndërtimi i tij, historia, gojëdhënat e bëjnë këtë resurs tërheqës në çdo stinë të vitit.

Top News – TikTok nuk do mbyllet? AFP: Rama mund të tërhiqet
23/01 17:43
Top News- Gjendet i pajetë 63-vjeçari në Fier/ U zhduk kur po shkonte për të peshkuar
23/01 17:33
Top News – Më shumë se 60 mijë aplikime në PER. Zgjedhjet e 11 majit, regjistrohen 36 mije emigrantë
23/01 17:32
Top Channel/ Zona e lirë ekonomike! Veliaj: TED Tirana, për punët e së ardhmes
23/01 15:28
Top Channel/ Dy variante të gripit, shqiptarët po përballen me simptoma më agresive
23/01 15:26
Top Channel/ Kriptomonedhat “drejt qiellit”! Po prodhohen edhe në Shqipëri
23/01 15:24
Top Channel/ Gjykata angleze merr vendimin për grupin që ndihmoi në eliminimin e Ardian Nikulaj
23/01 15:20
Top Channel/ Kapen kultivuesit e kanabisit në Kamëz, si u zbuluan dy të rinjtë
23/01 15:19
Top Channel/ Tik Tok s’do mbyllet! Zbulohet biseda e Ramës me kinezët
23/01 15:17
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Ekskluzive- Serbia i dëboi si të rrezikshëm, flasin dy shqiptarët
23/01 15:06
Top Channel/ Gjykata “fundos” Ilir Beqajn, akuzë për grup të strukturuar kriminal
23/01 15:05
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News- Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Gjykata e Londrës vendos ekstradimin e ‘vëzhguesit’
23/01 14:49
Top Channel/ “Grupet e rrezikuara të bëjnë vaksinën e gripit”, apeli i Silva Binos
23/01 14:01
Top Channel/ Urdhri mbi imigrimin! Ushtria amerikane përgatitje për mijëra forca në kufi me Meksikën
23/01 13:58
Top Channel/ Në garën me Kinën mbi inteligjencën artificiale, Trump sinjalizon qëndrim agresiv
23/01 13:57
Top News- SPAK kërkon konfiskim për 28 pasuri/ Dyshohet se janë vendosur nga paratë e krimit
23/01 13:51
Top News- Granata e armë në banesë/ Arrestohet 44-vjeçarja, në kërkim bashkëshorti saj
23/01 13:37
Top News- ‘Sterilizimi’ kalon për gjykim/ Beqaj: Me vd*kje të më dënoni, emrin s’ma njollosni dot
23/01 13:28
DIGITALB DIGITALB - OFERTA