Top Channel/ Turistë dhe punëtorë të huaj, edhe Vlora pret të thyejë rekord për prenotime
28/05/2023 18:13

Në Vlorë bashkia nuk e ka çelur ende zyrtarisht sezonin turistik, por turistët nga vende të ndryshme kanë vërshuar në qytetin bregdetar. Vranësirat e shpeshta të motit, nuk i kanë penguar pushuesit që të dalin në plazhe, ndërsa muaji maj si rrallëherë e gjen qytetin plot me turistë. Për kreun e operatorëve turistikë të Jugut, ky sezon mund të thyejë rekorde, ndërsa vëren me kënaqësi ardhjen e turistëve nga europa perëndimore. “Këtë vit jemi mirë, që do të thotë se qyteti ka filluar punë. Kemi klientelë nga Europa perëndimore, ndryshe nga herët e tjera që kanë qenë kryesisht klientë nga Europa Lindore. Po të shohësh shëtitoret e Vlorës ke turistë të Austrisë, Italisë, Gjermanisë, Spanjës dhe Portugalisë. Risia këtë vit janë spanjollët dhe portugezët, që kanë prenotuar me kontrata fikse dhomat dhe hotelet në Vlorë duke filluar nga datat 10 -11 qershor. Shumë operatorë turistikë tashmë i kanë rritur standardet e tyre, duke bërë paketa all-inclusive, si gjithë vendet e rajonit. Durrësi ka vite që e ka filluar, i bashkohet edhe Vlora këtë vit”, tha Vasil Bedini, kreu i turoperatorëve të Jugut. Pushuesit nga Kosova nuk mungojnë as këtë vit, ndërsa edhe ata nga vende të tjera europiane shprehen të kënaqur me shërbimin në Vlorë. “Vlora më duket se është një nga qytetet më të bukura në pjesën perëndimore të Evropës që ofron një panoramë të mrekullueshme duke përfshirë edhe detin edhe malet”, tha një pushues nga Kosova.

Top Channel/ Olimpiada Shqipëri-Kosovë! Nxënësit në garë për gjuhën shqipe
23/01 19:50
Top Channel/ Nis përplasja, Shqipëri-Kroaci ‘hakmerren’ ndaj Serbisë
23/01 19:24
Top Channel/ I mori jetën kamerierit në Elbasan, dënohet Erjon Llapushi
23/01 19:21
Top News – TikTok nuk do mbyllet? AFP: Rama mund të tërhiqet
23/01 17:43
Top News- Gjendet i pajetë 63-vjeçari në Fier/ U zhduk kur po shkonte për të peshkuar
23/01 17:33
Top News – Më shumë se 60 mijë aplikime në PER. Zgjedhjet e 11 majit, regjistrohen 36 mije emigrantë
23/01 17:32
Top Channel/ Zona e lirë ekonomike! Veliaj: TED Tirana, për punët e së ardhmes
23/01 15:28
Top Channel/ Dy variante të gripit, shqiptarët po përballen me simptoma më agresive
23/01 15:26
Top Channel/ Kriptomonedhat “drejt qiellit”! Po prodhohen edhe në Shqipëri
23/01 15:24
Top Channel/ Gjykata angleze merr vendimin për grupin që ndihmoi në eliminimin e Ardian Nikulaj
23/01 15:20
Top Channel/ Kapen kultivuesit e kanabisit në Kamëz, si u zbuluan dy të rinjtë
23/01 15:19
Top Channel/ Tik Tok s’do mbyllet! Zbulohet biseda e Ramës me kinezët
23/01 15:17
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Ekskluzive- Serbia i dëboi si të rrezikshëm, flasin dy shqiptarët
23/01 15:06
Top Channel/ Gjykata “fundos” Ilir Beqajn, akuzë për grup të strukturuar kriminal
23/01 15:05
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News- Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Gjykata e Londrës vendos ekstradimin e ‘vëzhguesit’
23/01 14:49
Top Channel/ “Grupet e rrezikuara të bëjnë vaksinën e gripit”, apeli i Silva Binos
23/01 14:01
Top Channel/ Urdhri mbi imigrimin! Ushtria amerikane përgatitje për mijëra forca në kufi me Meksikën
23/01 13:58
Top Channel/ Në garën me Kinën mbi inteligjencën artificiale, Trump sinjalizon qëndrim agresiv
23/01 13:57
DIGITALB DIGITALB - OFERTA