Top Channel/ Turbulenca në ajër, vdes pasagjeri në avion: Përplasi kokën!
21/05/2024 16:08

Një person humbi jetën e disa të tjerë u plagosën kur avioni i Singapore Airlines me të cilin udhëtonin u godit nga turbulenca të forta. Boeing 777-300ER i nisur nga Londra drejt Singaporit bëri më pas ulje të detyruar në Bangkok. Të dhënat e gjurmimit të fluturimeve tregojnë se avioni ra 2000 m brenda pak minutash pasi kaloi Gjirin e Bengalit. Në bordin e tij kishte gjithsej 211 pasagjerë dhe 18 anëtarë të ekuipazhit, thuhet në deklaratën e lëshuar nga kompania ajrore, sipas të cilës po punohet aktulisht me autoritetet tajlandeze për të ofruar ndihmë mjekësore për pasagjerët e dëmtuar. Ende nuk është fort e qartë se cfarë ndodhi në avion. Një pasagjer i tha agjencisë së lajmeve Reuters se mjeti fluturues papritmas filloi "të anohej fort e po dridhej". "Pati papritur një rënie shumë dramatike, kështu që ata që ishin ulur dhe nuk e kishin vendosur rripin e sigurimit u përplasën menjëherë në tavan”, rrëfeu studenti 28-vjeçar Dzafran Azmir. "Disa persona goditën kokën tek mbajtëset e bagazheve sipër, të tjerë u përplasën me vendet ku janë dritat e maskat”, shtoi ai. Turbulencat ajrore shkaktohen më të shumti kur avionët fluturojnë nëpër re, por ato ndodhin edhe një kohë të kthjellët e ajër të pastër e kështu nuk janë të dallueshme në radarin e avionit dhe as nuk mund të parashikohen. “Dëmtimet nga turbulencat e rënda janë relativisht të rralla në kontekstin e miliona fluturimeve të kryera. "Megjithatë, turbulencat e rënda mund të jenë dramatike dhe të çojnë në lëndime të rënda ose fatkeqësisht si në këtë rast një fatalitet," tha eksperti i aviacionit John Strickland për BBC. “Jo më kot, shtoi ai, linjat ajrore rekomandojnë mbajtjen e rripave të sigurimit gjatë një fluturimi, jo vetëm të gjatë, por edhe të shkurtër.

Top Channel/ Zona e lirë ekonomike! Veliaj: TED Tirana, për punët e së ardhmes
23/01 15:28
Top Channel/ Dy variante të gripit, shqiptarët po përballen me situatë tmerri
23/01 15:26
Top Channel/ Kriptomonedhat “drejt qiellit”! Po prodhohen edhe në Shqipëri
23/01 15:24
Top Channel/ Gjykata angleze merr vendimin për grupin që ndihmoi në eliminimin e Ardian Nikulaj
23/01 15:20
Top Channel/ Kapen kultivuesit e kanabisit në Kamëz, si u zbuluan dy të rinjtë
23/01 15:19
Top Channel/ Tik Tok s’do mbyllet! Zbulohet biseda e Ramës me kinezët
23/01 15:17
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Ekskluzive- Serbia i dëboi si të rrezikshëm, flasin dy shqiptarët
23/01 15:06
Top Channel/ Gjykata “fundos” Ilir Beqajn, akuzë për grup të strukturuar kriminal
23/01 15:05
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News- Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Gjykata e Londrës vendos ekstradimin e ‘vëzhguesit’
23/01 14:49
Top Channel/ “Grupet e rrezikuara të bëjnë vaksinën e gripit”, apeli i Silva Binos
23/01 14:01
Top Channel/ Urdhri mbi imigrimin! Ushtria amerikane përgatitje për mijëra forca në kufi me Meksikën
23/01 13:58
Top Channel/ Në garën me Kinën mbi inteligjencën artificiale, Trump sinjalizon qëndrim agresiv
23/01 13:57
Top News- SPAK kërkon konfiskim për 28 pasuri/ Dyshohet se janë vendosur nga paratë e krimit
23/01 13:51
Top News- Granata e armë në banesë/ Arrestohet 44-vjeçarja, në kërkim bashkëshorti saj
23/01 13:37
Top News- ‘Sterilizimi’ kalon për gjykim/ Beqaj: Me vd*kje të më dënoni, emrin s’ma njollosni dot
23/01 13:28
Top Channel/ Rikthehen reshjet e borës, raportohen probleme në disa rrugë
23/01 12:49
Top Channel/ SPAK kërkon konfiskimin e pasurive: Elvin Merlika bëri plan të eliminonte Indrit Doklen
23/01 12:47
Top News- Pranga nipit të ish-deputetit/ Ishte në kërkim për dhunë, procedohet i ati
23/01 12:45
DIGITALB DIGITALB - OFERTA