Top Channel/ Trump u zotua për deportime masive të emigrantëve, i emëruari i tij për emigracionin…
28/11/2024 20:01

Presidenti zgjedhur Donald Trump shkroi në rrjetin social ‘Truth’ se zyrtari që ai ka emëruar si drejtues kombëtar të emigracionit “do të jetë në krye të të gjitha deportimeve të emigrantëve që hynë në mënyrë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara, për në vendet e tyre të origjinës”. Zërit i Amerikës njofton mbi përvojën e mëparshme të Tom Homan me çështjen e emigracionit. I përzgjedhuri i Donald Trump për drejtues kombëtar për çështjet e emigracionit ka një përvojë mbi 30 vjeçare në këtë fushë. Gjatë fjalimit në Kuvendin Kombëtar të Republikanëve të këtij viti, Tom Homan tha se çdo president është zotuar se do të rregullojë çështjen e kufirit, por vetëm Presidenti Trump e ka mbajtur premtimin. “Kufiri, gjatë udhëheqjes së tij, ishte më i sigurti në historinë tonë. Ky është një fakt që mbështetet nga të dhënat në terren. Ai do ta bëjë të njëjtën gjë sërish”, tha Homan. Gjatë fushatës zgjedhore, Trump është zotuar për deportime masive të emigrantëve pa dokumente. “Sapo të marrë detyrën, do të fillojë programin më të madh të deportimeve në historinë amerikane”, tha Trump. Pavarësisht që ekspertët thonë se nivelet e krimit në vend nuk janë të lidhura me numrin e emigrantëve, Homan thotë se deportimet do të përmirësojnë gabimet e administratës së Presidentit Joe Biden. “Presidenti Trump do t’i japë fund çmendurisë së vendimit të administratës së Presidentit Biden për ta mbajtur kufirin të hapur. Ne nuk do të lejojmë që drogat dhe krimin të depërtojnë në lagjet tona”, thotë ai. Homan ka shërbyer si drejtor i agjencisë përgjegjëse për zbatimin e ligjeve të emigracionit në administratën e parë të Presidentit Trump. Gjatë asaj periudhe arrestimet që u bënë për qëllime deportimi u rritën me 40%. “Në përgjithësi, deportimet kanë shënuar rënie pasi kufiri po kontrollohet më mirë se sa është kontrolluar për 45 vjet”, tha Homan. Emigracioni i paligjshëm ishte një nga çështjet më të rëndësishme për votuesit në zgjedhjet e këtij viti. Analisti politik Francisco Rodríguez thotë se Homan punon me qasjen e ‘tolerancës zero’ për këtë çështje. “Nëse jeni kriminel dhe keni familje këtu, Homan ka thënë se mund të largoheni së bashku me fëmijët dhe bashkëshortët. Askush nuk po thotë se familja do të ndahet”, thotë ai. Homan, ish polic në Nju Jork, ka kontribuar në hartimin e ‘Projektit 2025’, një propozim i politikave që është publikuar nga organizata konservatore Fondacioni ‘Heritage’. Propozimi i këtyre politikave, sipas autorëve, është bërë që “të shpëtohet vendi nga kapja prej të majtës radikale”.

Top Channel Kina përgatitet për ‘luftë’ tregtare pas kërcënimeve të Trump për taksa për importet
22/01 23:17
Top Channel/ Trump e zbulon, ja çfarë shkruhej në letrën e Biden për Presidentin e ri
22/01 23:16
Top Channel/ SHBA “blindon” kufirin me Meksikën, shtohen 4500 trupa nga Garda Kombëtare
22/01 23:02
Top News – Zbulohet letra e Biden për Trump. ‘Zoti ju udhëzoftë, uroj të sillni paqe për kombin’
22/01 23:00
Top News – Trump kërcënon Putin. ‘Sanksione të larta nëse nuk i jep fund luftës’
22/01 23:00
Top Channel/ Sulm me thikë në Gjermani/ Vritet një fëmijë 2 vjeç dhe një qytetar
22/01 22:36
Top Channel/ Musk “kriset” me Trump, kundër “Stargate” prej 500 miliardë USD
22/01 22:34
Top News – Trajnimi i rekrutëve të rinj ukrainas. Ushtarakët shqiptarë me mision në Britani
22/01 22:30
Top Channel/ Lideri suprem i Iranit paralajmëron Trump: E ardhmja do tregojë…
22/01 22:27
Top News – SHBA bllokon mijëra refugjatë. Anulohen fluturimet e emigrantëve nga Afganistani në Siri
22/01 22:15
Top Channel/ DASH anulon të gjitha udhëtimet e refugjatëve në SHBA, kategoria që nuk preket
22/01 20:07
Top Channel/ Strehohej në Kosovë, humb jetën gazetarja ukrainas, u gjet në banesë
22/01 20:05
Top Channel/ TikTok ‘në duart’ e Trump, çfarë pritet të ndodhë në SHBA?
22/01 20:04
Top Channel/ Macron e Scholz i përgjigjen Trumpit, tregojnë si duhet të jetë Evropa
22/01 19:27
Top News- BE përballë situatës gjeopolitike, Kos: Procesi integrimit është bërë më i vështirë
22/01 18:21
Top Channel/ “Mungesa e Ivanka-s, bashkëshortja e Trump më e fuqizuar”, ç’rol do ketë Zonja e Parë
22/01 18:02
Top Channel/ President i ri, orendi të reja! Ndryshimet pas largimit të Biden, ja çfarë hoqi Trump
22/01 17:57
Top Channel/ Trump i prerë, i kundërvihet Putinit:Nëse s’pranon bisedimet për paqe, do sanksionoheni
22/01 15:54
Top News- Trump kërkon kanalin e Panamasë/ Reagon presidenti Mulino- Na përket neve
22/01 15:36
Top News- Izraeli e Gaza publikojnë shifrat/ Mijëra humbje jetësh, nuk përputhen deklaratat
22/01 15:09
DIGITALB DIGITALB - OFERTA