Mes urdhrave ekzekutivë që Donald Trump firmosi me të marrë detyrën, ishte dhe ai që parashikonte pezullimin e të gjitha programeve të ndihmës ndërkombëtare të SHBA-së për 90 ditë. Argumenti i ofruar për një lëvizje të tillë ishte se këto ndihma do të shqyrtohen me kujdes për të parë nëse janë në përputhje me objektivat e tij politike.