Franca ka shtuar angazhimin në betejën me zjarret, duke vënë në përdorim një numër të madh avionësh cisternë e duke nxjerrë në terren me qindra zjarrfikës teksa vatrat e flakëve ushqehen nga ererat e forta dhe vala e të nxehtit që ka pushtuar pjesën më të madhe të Europës. Ndryshimi i drejtimit të erërave ka shtyrë autoritetet në jugperëndim të vendit të hartojnë plane të reja për evakuime masive në disa qytete. Lëvizja e parë do të jetë zhvendosja e 3500 personave më të rrezikuar në rrugën e flakëve që nuk po vihen dot nën kontroll.