Top Channel/ Tragjike! “Ka njerëz të pajetë brenda në makina”, gjenden 9 trupa në garazh në Spanjë
31/10/2024 22:27

Është rritur bilanci dramatik i përmbytjeve të befasishme në juglindje te Spanjës, që numëron tani 105 viktima, e sipas autoriteteve, me gjasë, ndoshta dhe nuk mbyllet me kaq. Ministri i Transportit, Óscar Puente, deklaroi se ka “njerëz të vdekur nëpër makina”, duke iu referuar qindra automjeteve të vogla dhe kamionëve të bllokuar nëpër rrugë nga balta. Në një garazh në Valencia sipas mediave lokale, ekipet e emergjencës gjetën 9 trupa të pajetë. Nuk është ende e qartë se sa janë të zhdukurit, por për të ndihmuar përpjekjet e shpëtimit, me qindra ushtarë janë dislokuar në këtë zonë, një nga më të goditura nga fatkeqësia natyrore. Në disa zona mund të mbërrihet vetëm me helikopter për shkak të bllokimit të rrugëve nga balta, mbeturinat dhe makinat e mbledhura pirg. Mbreti Felipe VI i Spanjës paralajmëroi më herët se niveli i shkatërrimit në infrastrukturë është i madhe për rrjedhojë, disa komunitete kanë mbetur të izoluara e mbërritja atje, është më e vështirë. Ndërkohë autoritetet lokale kanë dhënë paralajmërime për informacione të rreme që qarkullojnë në internet, duke përfshirë këtu pretendimet nëse uji i çezmës së Valencias është i sigurt për t’u pirë. Stuhitë të forta me reshje të dendura shiu dhe breshër sa “madhësia e topave të golfit” goditën Spanjën ku lumenjtë dolën nga shtrati, rrugët, shtëpitë dhe fushat u përmbytën në shumë vende, makinat dhe pemët u rrëzuan nga masat ujore. Si shkak autostradat dhe rrugët e vendit duhet të mbylleshin në jug dhe lindje të Spanjës. Trafiku ajror dhe hekurudhor gjithashtu u prek. Mësimet u anuluan në shumë shkolla dhe universitete. Qeveria spanjolle në Madrid ngriti me urgjencë një shtab krize për t’u marrë me problemet e shkaktuara nga stuhia. Nga kryeqyteti u dërguan me shpejtësi njësi ushtarake të specializuara në operacionet e shpëtimit në Valencia për të mbështetur shërbimet lokale.

Top Channel/ Kush e vrau Kennedyn?/ Trump firmos deklasifikimin e dosjeve
23/01 23:07
Top News-Trump i jep fund sekretit për eleminimin e Kennedy/ Urdhër për deklasifikimin e dosjeve
23/01 22:59
Top News- Gjykata bllokon Trump / Pezullohet urdhri i bllokimit të shtetësisë në lindje
23/01 22:30
Top Channel/ Lideri i opozitës gjermane “kopjon” Trump, premton dëbimin e emigrantëve të paligjshëm
23/01 22:19
Top News-Ashpërsohet retorika ndaj emigrantëve/Gjermani, Opozita-Do të dëbojmë më shumë nëse fitojmë
23/01 21:48
Top News- Serbia dëbon shqiptarët/ Reagon Tirana, thërret ambasadorin serb: Të mos përsëritet
23/01 21:07
Top Channel/ SHBA tërheq mbështetjen, OKB do të ketë mungesa të mëdha fondesh!
23/01 20:05
Top Channel/ Zelensky: Gati të takoj Putin! Duam garanci nga Trump
23/01 19:26
Top News- Shefi i NATO-s i trembet Putin/ Rutte: Fitorja e Rusisë do të minonte fuqinë e aleancës
23/01 19:15
Top Channel/ Rutte: Fitorja e rusëve minon NATO-n/”Mos lejoni që Putin të festojë me Iranin e Kinën”
23/01 19:14
Top Channel/ Fletarresti për talebanët /Përndjekja e grave, akuza për krime kundër njerëzimit
23/01 19:12
Top Channel/ Trump presion Europës/ “Paguani më shumë për mbrojtjen, jam gati të takoj Putinin”
23/01 19:11
Top Channel/ “Një fundjavë 5 mijë paund”, eskorta rrëfen ç’ndodh pas dyerve në Davos: Liderët duan…
23/01 18:23
Top News – Anija spiune ruse në ujërat britanike / Dëbohet nga marina, ‘hyn’ për të dytën herë
23/01 17:45
Top News – Ajsbergu gjigand drejt ishullit / Në KURS PËRPLASJEJE, rrezik për pinguinët e fokat
23/01 17:44
Top Channel/ Trump “kërcënon’ Biden: Kalova 4 vite ferri!
23/01 15:35
Top News – Rusia: Jo trupa të NATO-s në Ukrainë / Paralajmëron për përshkallëzim të pakontrollueshëm
23/01 15:18
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News – Putin, i shqetësuar për ekonominë…ndërsa Trump rrit presionin për paqe me Ukrainën
23/01 14:38
DIGITALB DIGITALB - OFERTA