Në qytetin qendror gjerman të Magdeburgut, njerëzit dhe shërbimet e urgjencës janë mbledhur për të vendosur lule për ata që humbën jetën në sulmin e së premtes mbrëma. Më herët edhe Olaf Scholz ka vendosur një trëndafil të bardhë. Një ceremoni përkujtimore pritet të mbahet në katedralen e qytetit mbrëmjen e së shtunës. Kjo tragjedi me 5 viktima dhe mbi 200 të plagosur vjen tetë vite pas sulmit në tregun krishtlindjeve me 12 viktima. Kreu i unionit të policisë së Gjermanisë thotë se siguria në ngjarjet në Gjermani “duhet të intensifikohet” me më shumë policë, pengesa dhe kamera mbikëqyrëse. Autoritetet gjermane ende nuk e kanë bërë të ditur formalisht emrin e të dyshuarit për sulmin me automjet në Magdeburg, duke thënë vetëm se ai është mjek saudit që jeton në Gjermani që dy dekada dhe se veproi i vetëm gjatë sulmit. Mediat lokale thonë se ai është Taleb A., 59 vjeç, një specialist i psikiatrisë dhe psikoterapisë. Ai u arrestua në vendin e ngjarjes pasi i shkeli me veturën e tij BMW njerëzit e mbledhur në tregun e Krishtlindjen të premten mbrëma.