Top Channel/ Tirana në panelin e OKB! Veliaj: Shpërblim për punën. Tre projekte të reja me AADF
27/09/2024 15:52

“Një privilegj dhe një shpërblim të punëve që kanë transformuar Tiranën”, kështu e vlerësoi kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj pjesëmarrjen e kryeqytetit shqiptar në panelin e OKB-së për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Qyteteve në Nju Jork. “Ka qenë një javë e jashtëzakonshme në Nju Jork, ku Tirana është bërë pjesë e panelit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për qytetet. Tirana nuk është perfekte, por pemët që janë mbjellë, korsitë e biçikletave, hapësirat pedonale që janë krijuar te sheshi “Skënderbej”, te Pazari i Ri, Liqeni i Farkës, Liqeni i Tiranës, kanë kontribuar që ajri të jetë më i shëndetshëm, që turizmi të rritet, që Tirana të quhet një vend që, jo vetëm po zhvillohet, por zhvillohet në një mënyrë të qëndrueshme, pa dëmtuar natyrën”. Nga Nju Jorku, Veliaj ndau dhe tre projeke të reja pë kryeqytetin shqiptar. “Ne do të vazhdojmë të përdorim shembullin e Tiranës si një mënyrë për të tërhequr më shumë investime, më shumë turistë, dhe për t’u siguruar se ato histori suksesi që kemi parë në Tiranë t’i shumëfishojmë. Vendimmarrja për të pasur disa shtigje që i lidhin të dyja mushkëritë e Tiranës, Parkun e Farkës me Parkun e Liqenit Artificial dhe atë të Liqenit të Thatë, shkon me këtë vizion. Pra, pas Tumo-s ne duam të vazhdojmë me #ECOLE42, - Shkolla 42 e Parisit - gjë që e kemi kaluar me vendim të këshillit bashkiak, për ta pasuar pastaj me qendrën amerikane “Plug & Play”, shtoi Veliaj. Kryebashkiaku u ndal dhe te takimet që zhvilloi së bashku me kryeministrin Rama me shqiptarët në Nju Jork, ku dhe morën vlerësime për mbajtjen e premtimin për të mundësuar votën e diasporës. “Jam vërtet i impresionuar nga mënyra se si i gjithë komuniteti i shqiptarëve në SHBA, në takimin me kryeministrin, por dhe në takime të tjera më të vogla, kanë shprehur mbështetjen për atë vendim të jashtëzakonshëm të shumicës tonë për të mbështetur votën e emigrantëve, një iniciativë që e kemi filluar që në vitet 2009-2010.”

Top News – KQZ miraton numrin e kandidatëve. Çdo parti, 46 emra të sigurt, 140 me votë preferenciale
22/01 20:50
Top News-Zero tatim për hotelet me 4 e 5 yje. Komisioni i ekonomisë miraton në parim propozimin e PS
22/01 20:15
Top Channel/ Shqipëria hakmerret ndaj Putin, zbardhet marrëveshja me Ukrainën
22/01 19:43
Top News- Deputeti i PD në GJKKO, akuzohet nga SPAK për deklarim të rremë pasurie
22/01 19:31
Top News – Rama tregon strategjinë e turizmit. Kreu i qeverisë vlerëson Arabinë Saudite: Të mësojmë
22/01 18:23
Top Channel/ Rama takon zyrtaren e Tik Tok: Do rihapim platformën
21/01 20:42
Top Channel/ PS-PD mbyllin listat! 46 kandidatët e parë do të caktohen nga kryetari
21/01 20:40
Top News- Rama takon Zelenskyn, përqafime mes dy liderëve…marrëveshje në fushën e sigurisë
21/01 19:52
Top Channel/ Rama takohet me Zelenskyn në Davos: Nënshkruam një marrëveshje të rëndësishme!
21/01 19:26
Top News – 105-vjetori i parlamentarizmit shqiptar. Spiropali: Integrimi, objektiv për kuvendin
21/01 17:10
Top News- PD kërkon votim masiv të emigrantëve/ Demokratët propozojnë ndryshime në Kodin Zgjedhor
21/01 16:43
Top Channel/ Rama: Do rihapim Tik Tok! Biseda me zyrtaren e kompanisë
21/01 15:16
Top Channel/“21 janari”,Berisha akuzon PS:Në 14 vite askush se pengoi Ramën të jetojë në çdo aspekt
21/01 15:14
Top Channel/ A do shkoni në SPAK nëse ju thërret për 21 Janarin? Ja si përgjigjet Sali Berisha
21/01 13:43
Top Channel/ “Falë viktimave të 21 janarit u bëre kryeministër”, Rama i përgjigjet komentuesit
21/01 13:16
Top News – Kuvendi rihap punimet. Sesioni para zgjedhjeve, Spiropali mesazh diasporës
20/01 21:00
Top News- Gjyqi për Berishën dhe dhëndrin e tij, çfarë ndodhi në seancë
20/01 17:47
Top News- Nga shëndetësia tek ‘non grata’/ Berisha prezanton planin, kërkon bashkim të opozitës
20/01 17:18
Top News- Berisha prezanton planin për shëndetësinë: Premton 2-fishim të buxhetit
20/01 16:28
Top News- Berisha i vë kusht Ramës për të votuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor
20/01 16:27
DIGITALB DIGITALB - OFERTA