Top Channel/ Time: Twitter po i afrohet marrëveshjes 43 miliardë dollarëshe me Elon Musk!
25/04/2022 17:47

Pavarësisht rezistencës së mëhershme, Twiiteri duket se po afrohet marrëveshjes për një shitje prej 43 miliardë dollarësh te Elon Musk, e kjo sipas Time, mund të renditet si një nga blerjet më të mëdha ndonjëherë të një kompanie të listuar, thanë njerëz që kanë njohuri mbi ceshtjen. Negociatat po shkojnë mesa duket drejt finalizimit të një ujdie, ndërsa kompania e mediave sociale po punon për të arritur kushtet më të përshatshme të një transaksioni. Mësohet se Musk po rreshton partnerë për blerjen dhe vazhdon të flasë me bashkë-investitorët e mundshëm. Twitteri u përpoq më herët ta pengonte përpjekjen e miliarderit për ta marrë kontrollin e kompanisë, nëpërmjet një të ashtëquajture “pilule helmuese” – një instrument financiar që kompanitë e përdorin prej shumë dekadash kundër blerësve të interesuar të padëshiruar. Përbërësit e secilës “pilulë helmuese” dallojnë, por të gjitha ato janë të krijuara për t’iu dhënë bordeve të korporatave një opsion për të vërshuar tregun me shumë aksione të reja, saqë një blerje bëhet shumë e shtrenjtë për t’u realizuar. Strategjia fitoi popullaritet në vitet ‘80, kur shoqëritë publike bëheshin pre e blerësve të aksioneve të mëdha si Carl Icahn – të cilët tani më shpesh përshkruhen si “investitorë aktivistë”. Musk, i njohur më mirë si shef ekzekutiv i prodhuesit të automjeteve elektrike Tesla, aktualisht ka në pronësi rreth 9 për qind të aksioneve të Twitter-it, por ka shprehur interesimin për të blerë më shumë. Pamjet: AFP

Top Channel/ Apartamentet 20 milionë $,do strehohen më të pasurit e botës në rast katastrofe dhe…
24/01 22:34
Top News- SHBA dëbon imigrantët/ Për herë të parë në histori, largimet me avionë ushtarakë
24/01 22:29
Top Channel/ Hamasi liron edhe 4 pengje/ Publikon emrat e vajzave të ushtrisë izraelite
24/01 22:27
Top News- Italia ridërgon emigrantët drejt Gjadrit/ Riaktivizohet marrëveshja Rama-Meloni
24/01 22:19
Top News- Putin gati t’i jap fund luftës në Ukrainë: Trump, udhëheqës i mençur/ Reagon Kievi
24/01 21:25
Top Channel/ Tronditet Trump, urdhri që i rrëzoi gjykata në ditët e para si President
24/01 20:07
Top Channel/ Të lidhur me zinxhirë! Pamjet dramatike të emigrantëve ilegalë që po dëbohen nga SHBA
24/01 20:00
Top Channel/ Sulmi më i madh ukrainas për këtë vit, digjet rafineria ruse e naftës
24/01 19:59
Top Channel/ Shënohet viktima e parë, stuhia “Eowyn” godet Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën
24/01 19:58
Top News – Kokainë nga Kolumbia në Spanjë. 22 të arrestuar, pjesë dhe shqiptarë që rrinë në Dubai
24/01 18:30
Top News – Arabia Saudite rishkruan himnin / I kërkon Hans Zimmer të kompozojë versionin e ri
24/01 15:31
Top Channel/Pak orë jetë? Përkeqësohet befas gjendja e Kryepeshkopit Janullatos, “`s`ka më shpresë”!
24/01 15:25
Top News – Rrezikohet armëpushimi me Hezbollahun / Izraeli nuk tërheq trupat në kohë nga Libani
24/01 15:22
Top News – ‘Kanadaja nuk është në shitje’ / Kapelja bëhet virale pas kërcënimit të Trumpit
24/01 15:16
Top News – Trump shkon në mes të zjarreve…Vatra të reja shpërthejnë në Kaliforni para vizitës
24/01 14:59
Top News – Ky kontinent po ndahet në dysh…! Shkencëtarët paralajmërojnë: Më shpejt nga sa mendohej
24/01 14:58
Top News – Flota e NATO-s ‘abuzon’ në Baltik / Rusia paralajmëron: Nuk mund të na frenojnë
24/01 14:53
Top News – Mund të godasin Rusinë dhe Kinën, SHBA vendos raketa Typhon në Filipine
24/01 14:51
Top News – Në Ukrainë, paqe përmes naftës! Trump zbulon si mund të përfundojë lufta menjëherë
24/01 13:41
Top News – Putin i përgjigjet Trumpit-Të pres! Kremlini thotë se lufta nuk varet nga çmimi i naftës
24/01 13:39
DIGITALB DIGITALB - OFERTA