Top Channel/ TikTok ‘në duart’ e Trump, çfarë pritet të ndodhë në SHBA?
22/01/2025 20:04

Miliona përdorues të rrjetit TikTok në SHBA i kanë sytë nga Presidenti Donald Trump, i cili i ka dhënë një afat 75 ditor kompanisë kineze mëmë të rrjetit, ByteDance që të arrijë një marrëveshje me një kompani amerikane, për ta blerë platformën, ndryshe do të ndalohet në SHBA. Të martën, Presidenti Trump i kërkoi, shefit të kompanisë amerikane të teknologjisë kompjuterike ‘Oracle’, Larry Ellison që të blinte rrjetin TikTok. E ardhmja e aplikacionit që përdoret nga miliona amerikanë është e pasigurt. Pas takimit një gazetar e pyeti Trump nëse do të ishte i hapur ndaj mundësisë që Elon Musk të blinte platformën TikTok. Presidenti tha se po, por po ashtu i sugjeroi shefit të kompanisë Oracle që të blinte rrjetin Tik-Tok. “Do të isha i hapur nëse (Elon Musku) do ta blinte. Por do të doja që ta blinte edhe Larry. Unë kam të drejtë të bëj një marrëveshje. Pra, Larry, marrëveshja që kam parasysh është kjo, le ta negociojmë para mediave. Po them që Shtetet e Bashkuara të japin autorizimin që Tik Tok-u të mos mbyllet, por të marrin gjysmën e platformës. Mendoj se është e arsyeshme. Si mendon?”, u shpreh Presidenti. Ellison u përgjigj se “më duket një marrëveshje e mirë, zoti President”. Mes urdhrave të parë ekzekutivë që firmosi Presidenti Trump të hënën ishte ai për të shtyrë me 75 ditë ndalimin e aplikacionit TikTok në SHBA, duke i dhënë afat kompanisë kineze ByteDance, që të gjejë një blerës amerikan. Ndryshe rrjeti do të ndalohet në SHBA. “TikTok-u është i veçantë për mua, më parë nuk ka qenë i tillë. Pasi iu bashkova platformës, fitova mbështetjen e votuesve të rinj, 36 për qind të tyre”, zoti Trump. Urdhri ekzekutiv ishte një ndryshim i rëndësishëm për kompaninë ByteDance, me bazë në Kinë, e cila ka në pronësi platformën TikTok, si dhe përafërsisht 170 milionë përdoruesit amerikanë. Gjatë fundjavës, rrjeti u mbyll për pak kohë, pasi Gjykata e Lartë la në fuqi ligjin që ndalonte TikTok-un në SHBA nëse nuk shitej, për shkak të shqetësimeve mbi sigurinë kombëtare. Por, gjërat ndryshuan pasi zoti Trump sinjalizoi mbështetjen e tij për të shtyrë ndalimin e aplikacionit. Drejtori ekzekutiv i platformës TikTok, Shou Zi iqwehliwhreijroiwriw3rjrwrj;4o4rouwelir;wlrjeweChew, i cili ishte i ftuar në inaugurimin e Presidentit Trump, e falënderoi atë përmes një videoje, të premten. “Ne jemi mirënjohës dhe të kënaqur që kemi mbështetjen e një Presidenti i cili e kupton vërtet platformën tonë. Një Presidenti i cili ka përdorur rrjetin TikTok për të shprehur mendimet dhe pikëpamjet e tij”, u shpreh Chew. Por disa ekspertë ligjorë thonë se shtyrja që firmosi zoti Trump mund të mos arrijë të mbrojë kompani si Oracle që t’ i mundësojë plaftormës TikTok të funksionojë, sepse ligji për ndalimin e TikTok-ut, i miratuar nga Kongresi vazhdon të jetë në fuqi. Urdhri ekzekutiv i zotit Trump paraqet një ndryshim qëndrimi nga mandati i parë, ku ai mbështeste ndalimin e rrjetit TikTok për shkak të dyshimeve se platforma mund të ndante të dhënat e përdoruesve amerikanë me qeverinë kineze. TikTok-u ka një afat 75 ditor, për të zgjidhur statusin e tij dhe megjithë mbështetjen e Trump, e ardhmja e kompanisë vazhdon të jetë në pikëpyetje.

Top Channel Kina përgatitet për ‘luftë’ tregtare pas kërcënimeve të Trump për taksa për importet
22/01 23:17
Top Channel/ Trump e zbulon, ja çfarë shkruhej në letrën e Biden për Presidentin e ri
22/01 23:16
Top Channel/ SHBA “blindon” kufirin me Meksikën, shtohen 4500 trupa nga Garda Kombëtare
22/01 23:02
Top News – Zbulohet letra e Biden për Trump. ‘Zoti ju udhëzoftë, uroj të sillni paqe për kombin’
22/01 23:00
Top News – Trump kërcënon Putin. ‘Sanksione të larta nëse nuk i jep fund luftës’
22/01 23:00
Top Channel/ Sulm me thikë në Gjermani/ Vritet një fëmijë 2 vjeç dhe një qytetar
22/01 22:36
Top Channel/ Musk “kriset” me Trump, kundër “Stargate” prej 500 miliardë USD
22/01 22:34
Top News – Trajnimi i rekrutëve të rinj ukrainas. Ushtarakët shqiptarë me mision në Britani
22/01 22:30
Top Channel/ Lideri suprem i Iranit paralajmëron Trump: E ardhmja do tregojë…
22/01 22:27
Top News – SHBA bllokon mijëra refugjatë. Anulohen fluturimet e emigrantëve nga Afganistani në Siri
22/01 22:15
Top Channel/ DASH anulon të gjitha udhëtimet e refugjatëve në SHBA, kategoria që nuk preket
22/01 20:07
Top Channel/ Strehohej në Kosovë, humb jetën gazetarja ukrainas, u gjet në banesë
22/01 20:05
Top Channel/ TikTok ‘në duart’ e Trump, çfarë pritet të ndodhë në SHBA?
22/01 20:04
Top Channel/ Macron e Scholz i përgjigjen Trumpit, tregojnë si duhet të jetë Evropa
22/01 19:27
Top News- BE përballë situatës gjeopolitike, Kos: Procesi integrimit është bërë më i vështirë
22/01 18:21
Top Channel/ “Mungesa e Ivanka-s, bashkëshortja e Trump më e fuqizuar”, ç’rol do ketë Zonja e Parë
22/01 18:02
Top Channel/ President i ri, orendi të reja! Ndryshimet pas largimit të Biden, ja çfarë hoqi Trump
22/01 17:57
Top Channel/ Trump i prerë, i kundërvihet Putinit:Nëse s’pranon bisedimet për paqe, do sanksionoheni
22/01 15:54
Top News- Trump kërkon kanalin e Panamasë/ Reagon presidenti Mulino- Na përket neve
22/01 15:36
Top News- Izraeli e Gaza publikojnë shifrat/ Mijëra humbje jetësh, nuk përputhen deklaratat
22/01 15:09
DIGITALB DIGITALB - OFERTA