Top Channel/ Theu embargon, asnjë i arrestuar/ Hetimet në ngërç për klasifikimin e veprës penale
25/02/2023 19:33

Nuk ka ende asnjë të ndaluar për naftën ruse të sekuestruar nga autoritetet shqiptare në anijen ccisternë “Grace Felix” në Durrës. Fati i naftës ruse dhe ekuipazhit të bllokuar pasi dyshohet se thyen embargon me Rusinë, duke përdorur të ashtuquajturën “parajsë greke”, nuk dihet akoma. Anija me naftën e sekuestruar dhe ekuipazhin prej 22 marinarësh është zhvendosur më afër portit detar të Durrësit për t’u mbajtur nën kontroll. Tashmë, ajo ndodhet në spirancë 1,5 milje larg bregut, ndërsa hetimet janë futur në ngërcc, pasi ende nuk ka një kualifikim të veprës penale ku të bazohet akuza për personat fizikë dhe juridikë të përfshirë në thyerjen e embargos së dyshuar. Anija e vënë në sekuestro dyshohet se u ngarkua me naftë ruse në ujërat greke, pranë portit të Kallamatës, nga një anije tjetër turke. Ngarkesa e porositur dhe përfaqësuar nga kompanitë në pronësi të familjes Bare që zotëron dhe portin e hidrokarbureve në Porto Romano nuk mundi të shkarkohet në këtë port pasi autoritetet doganore dhe policore konstatuan mangësi në dokumentacion. Anija me flamur të Liberisë mbërriti më 14 shkurt dhe u sekuestrua 6 ditë më pas. Përfaqësuesit e ngarkesës nuk mundën të provojnë me dokumentacion origjinën e naftës që do të futej në tregun shqiptar.

Top Channel/ Riaktivizohet marrëveshja me Italinë! Pritet të niset një tjetër anije me emigrantë
24/01 19:43
Top Channel/ Afganët në Shëngjin të shqetësuar, reagojnë pas vendimit të Trump
24/01 19:37
Top News- Aksione antidrogë në Tiranë/ Me kokainë dhe hashash, arrestohen 2 persona
24/01 16:02
Top Channel/ Urdhri i Trump prek afganët e strehuar në Shëngjin
24/01 15:45
Top News – ‘1 mln shqiptarë nuk votojnë’ PD kërkon pjesëmarrje edhe pa ID e pasaporta
24/01 15:40
Top News – Dritan Rexhepi nuk do ‘313’-n. Dështon seanca e parë për zhdukjen e Jan Prengës
24/01 15:28
Top Channel/ Taksistët në protestë, çfarë kërkojnë nga Bashkia e Elbasanit
24/01 15:27
Top News – Trump heq ‘non gratën’? Berisha – Do ndërmarr hapa konkretë
24/01 15:26
Top Channel/ Shoqëria civile kundër Serbisë : BE të dënojë dëbimin e aktivistëve
24/01 15:23
Top Channel/ Rama i prerë: Fund skandaleve te Onkologjiku!
24/01 15:21
Top News- Një vit burg për kryebashkiakun/ Edison Memolla dënohet nga GJKKO për korrupsion zgjedhor
24/01 15:20
Top Channel/ Shqiptari i rrezikshëm arratiset nga burgu në Itali
24/01 15:20
Top Channel/ Eliminohet postieri në Kamëz, u qëllua 200 metra pasi doli nga banesa
24/01 15:19
Top Channel/ GJKKO rrëzon SPAK, i kthen çështjen për deputetin demokrat
24/01 15:17
Top Channel/ Dënohet me burg kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla
24/01 15:16
Top News – Berisha, thirrje emigrantëve për protesta.’Një milion nuk votojnë dot’
24/01 15:14
Top News – ‘E turpshme, marrëzi’ Berisha ngre shqetësime për votën e diasporës
24/01 15:13
Top News – Demostrata në ambasada! Berisha njofton lëvizjen e radhës
24/01 15:10
Top News- Përkeqësohet shëndeti/ Kryepeshkopi Anastas, në gjendje kritike për jetën
24/01 14:47
Top News – Berisha nis lobimin te Trump. Statusi ‘non grata’, kreu i PD: Do bëj përpjekjet e mia
24/01 14:45
DIGITALB DIGITALB - OFERTA