Shërbimet e emergjencës shiheshin sot duke punuar në një minierë në jug të Serbisë kur tetë minatorë humbën jetën dhe të paktën 20 u plagosën ne një aksident të rëndë. Familjarët e viktimave shiheshin të përlotur në zonën e rrethuar teksa ambulancat largoheshin me të plagosurit dhe trupat e të vrarëve. Aksidenti ndodhi rreth orës 4:00 të mëngjesit në një galeri të qytezës minerare Aleksinac, njoftonte rrejti shtetëror serb RTS. "Tetë minatorë kanë humbur jetën ... Nuk ka pasur shpërthim, shkaku u tragjedisë është përqendrimi i gazit metan që ka mbytur minatorët", tha ministrja e minierave Zorana Mihajlovic. Ndërkohë kreu i spitalit të Aleksinac tha se 19 minatorë mbeten të shtruar, tre prej të cilëve në gjendje më të rëndë. Të paktën 49 minatorë besohet se po punonin në minierë në kohën e aksidentit, por asnjë nuk rezulton i humbur, thanë autoritetet. Sektori energjitik i Serbisë është shumë i varur nga qymyri. Baseni minerar i Aleksinac ka qenë edhe më parë skenë e tragjedive të ngjashme. Në nëntor 1989, 91 minatorë u vranë nga një zjarr i shkaktuar nga gabimi njerëzor, ndërsa në vitin 1983, 35 njerëz u vranë ne miniere nga shpërthimi i gazit metan, shkruan AFP.