Top Channel/ “Testamenti” i Leka Bungos, komedia e zezë shfaqet në “Zihni Sako” në Gjirokastër
08/10/2024 20:03

“Testamenti” komedia e zezë e autorit dhe regjisorit Leka Bungo po shfaqet prej disa ditësh në skenën e teatrit “Zihni Sako” të Gjirokastrës. Aktori i njohur Viktor Zhusti në rolin e Kuqos, solli një personazh që jeton në bunker me mendje të izoluar, komunist ende i lidhur me të kaluarën. Ngjarjet që përshkojnë "testamentin" nisin në vitin 1941 që prej themelimit të partisë komuniste e deri ne vitin 1990 kur regjimi diktatorial përmbyset. Vepra përmes monologut të Zhustit analizon thellë realitetin politik, moral dhe etik të shoqërisë shqiptare në më shumë se 50 vjet. Situatat e humorit gati absurde ofrohen në rrethanat kur personazhit të vetëm të komedisë i duhet të jetojë rrethana dramatike të njëpasnjëshme. “Një emocion krejtësisht i veçantë sepse për herë të parë në Gjirokastër kam ardhur i emëruar si aktor në vitin 1964 dhe fiks pas 60 vitesh është kjo shfaqje po në skenën e teatrit të Gjirokastrës dhe kjo gjë më krijoi një lidhje dhe një emocion krejtësisht të veçantë dhe si duket edhe spektatorët e ndjenë këtë dhe prandaj edhe reagimi i tyre ka qenë i veçantë dhe emocional. Sidoqoftë unë i jam mirënjohës dhe falenderues publikut ku shkojmë dhe japim shfaqje por publikut të Gjirokastrës është një gjë krejtësisht e veçantë sepse unë ndihem gjirokastrit” Aktori Viktor Zhusti e ka cilësuar rolin e tij tek "Testamenti" si një ndër më të vështirët dhe më të arrirët e karrierës së tij artistike. “Është një gjë krejt e veçantë nga të gjitha rolet që kam bërë deri tani por mesa duket publiku e kupton sarkazmën e Bungos, paralelizmin e kohëve që nga diktatura, demokracia, neodemokracia, etj edhe e pranon dhe reagon në mënyrë tepër pozitive, ju e patë sot reagimin e sallës që ishte krejtësisht i veçantë” Shfaqja në Gjirokastër ishte pjesë e turit artistik të komedisë “Testamenti”, e cila është prezantuar me sukses në disa skena teatrore, në qytete të ndryshme.

Top Channel/ Masakra e Poklekut në një libër/ U promovua “Shtëpia me gjak në mure” i Afrim Hysenaj
19/01 12:29
Shumë krenari dhe mesazhe të vyera në Javën Kulturore Kombëtare – Javët Kulturore Ndërkombëtare
17/01 20:30
Ditët krenare të Kulturës Kombëtare Kosovë-Shqipëri – Javët Kulturore Ndërkombëtare
16/01 20:30
Top Channel/ Art me vilën e Enver Hoxhës! Rama: Ish-diktatori do ‘rrotullohet në varr’
16/01 19:55
Top News – Hapet rezidenca e ish diktatorit, Enver Hoxha. Vila 31 shndërrohet në ambient kulturor
16/01 16:23
Top Channel/ “Ëndërr në Papafingo”! Komedia e zezë në skenën e teatrit “Skampa”
15/01 15:33
Top Channel/ “Shteti, autor krimesh”/ Libri i Imer Merlikës, pinjoll i ish-kryeministrit Merlika
14/01 12:36
Top Channel/ Letërkëmbimet e Kadaresë/ Ftesa që i bënte nobelisti Gunter Grass, ekspozuar në…
14/01 12:34
Top Channel/ “Janari në festën e filmit shqiptar”/ Rikthehet në Gjirokastër eventi kinematografik
12/01 12:30
Top Channel/ Pikturat e Krist Dimos! Ekspozita në COD në Kryeministri
11/01 15:34
Top Channel/ Ndahen çmimet e letërsisë, jepen vlerësimet për autorët shqiptarë më të mirë
10/01 15:33
Për herë të parë në Shqipëri, Java e Kulturës Meksikane – Javët Kulturore Ndërkombëtare
09/01 20:30
Top Channel/ Nga Kadare te Alain Delon e Navalny, personazhet e famshëm që u ndanë nga jeta në 2024
03/01 19:59
Top Channel/ Matematikani i dashuruar me gjuhën shqipe bën gati fjalorin e dytë këshillimor
03/01 12:27
Top Channel/ Ikonat në Lazarat! Punishtja e rrallë në fshatin me histori të trazuar
02/01 15:34
Top Channel/ “Betlehemi i gjallë” Atmosferë unike në Hajmel të Shkodrës
02/01 12:30
Top Channel/ “38 ditë për të ndryshuar jetën”! Supervepra në skenën e Teatrit Kombëtar
30/12 19:58
Top Channel/ Grand Gala në Elbasan/ U mbyll kalendari artistik me koncertin më të madh të vitit
29/12 15:15
Top Channel/ Parashqevi Simaku merr suprizën e paimagjinueshme, nga gëzimi ia merr këngës dhe valles
28/12 13:03
Top Channel/ Karikaturat e Arben Meksit, piktori përgatitet për një ekspozitë të përhershme në Vlorë
28/12 12:41
DIGITALB DIGITALB - OFERTA