Top Channel/ Tensione! Arrestohen dy politikanë serbë që tentuan të ndalojnë punimet në Urën e Ibrit
08/08/2024 19:32

Kuvendi i Mitrovicës së Veriut thirri në diskutim për bashkëpunim ndëretnik qytetarët, shoqërinë civile e mediat e kësaj komune. Në debat u diskutua edhe hapja e Urës së Ibrit. Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës thanë se hapja e urës së Ibrit është e domosdoshme. Ura e Mitrovicës mbi Lumin Ibër të do të bëhet simbol i normalizimit në Kosovë, në atë plan thuhet se revitalizimi i saj do të shërbejë në shtimin e kontaktit mes qytetarëve të Mitrovicës dhe Veriut dhe Jugut. Sa i përket lëvizjës së lirë jemi të gatshëm të ua dëgjojmë të gjitha brengat dhe shqetësimet tuaja. Qytetarët serbë, pjesëmarrës në debat shprehën shqetësimet e tyre që i kanë sa i përket hapjes së Urës së Ibrit e qytetarët shqiptarë kërkuan që ura të lirohet për qarkullim të automjeteve. Nuk po e kuptoj kete gjendje. Une e kam perjetu edhe presionin nga Lista Serbe. Por, edhe tash edhe kjo situate eshte e rend per ne. Ne po ndihemi te kercenuar. Ju në vendet tuaja ku jeni shumë demokratike është dashur ta ngritni cështjen, para qeverive tona që me e liru rrugën e që të kemi qarkullim të lirë dhe jo ju të jeni të parët të thoni se nuk bën të hapet. Në këtë debat pati edhe tensione nga ana e dy aktivistëve të Partisë Demokracia Serbe të cilët e shfrytëzuan debatin publik për t'u ankuar për arrestimin e dy qytetarëve. Rreth orës 11:00 të mëngjesit të sotëm, Policia e Kosovës arrestoi dy persona për pengim të punës së punetorëve komunal që po punonin për të fshirë grafitet me mbishkrime nacionaliste që krijojnë nxitje dhe urrejtje si "severna brigada" etj. në afërsi të urës së Ibrit. "Njësitet policore relevante, me qëllim të qetësimit të situatës dhe krijimit të mundësive për punë, janë detyruar të veprojnë dhe kanë shoqëruar në stacion policor për intervistim dy persona", thuhet nga Policia e Kosovës, teksa kanë njoftuar se të njëjtët janë liruar pas intervistimit. Gjatë kohës sa ata mbaheshin në satcion, qytetarët serbë u mblodhën para policisë në veri të Mitrovicës për të protestuar. Të njëjtët u shpërndanë të qetë, pas lirimit.

Top News- Grenell mesazh ndaj Kurtit/ Diplomati: Çoi marrëdhëniet Kosovë-SHBA në pikën më të ulët
23/01 22:37
Top News- Hidhet granatë dore në Pejë, autorët në drejtim të paditur
23/01 19:56
Top News- Përhapje masive e gripit në Kosovë/ IKSHPK: Rritja e rasteve ka tejkaluar pragun epidemik
23/01 18:30
Top Channel/ Premtimet e fushatës, “sekreti” i politikanëve në Kosovë për të bindur zgjedhësit
23/01 15:30
Top News – Fushatë pa program. Analistët kryqëzojnë VV: Po ikën nga realiteti
23/01 14:47
Top News – LDK kërkon debat publikë me Kurtin. Mustafa: Kosova e meriton, flasim për të ardhmen
23/01 14:46
Top News – Muzeu i ‘Fëmijëve të Luftës’ / Hapet në Kosovë me vizatime dhe lodra
23/01 14:09
Top Channel/ Hapet “Muzeu i Fëmijëve të Luftës” në Prishtinë, pikturat tregojnë tmerret e luftës
23/01 12:36
Top Channel/ Kurti: Në Nato, pastaj në BE/ Kryeministri i Kosovës firmosi për Tregtinë e Lirë
22/01 23:10
Top Channel/ Alarmi për Kosovën: Po minohet demokracia!
22/01 19:56
Top News-Beteja e programeve ekonomike/ Ekspertët: Partitë politike nuk po ofrojnë zgjidhje konkrete
22/01 16:51
Top News – Osmani: Kosova ka mbështetjen e Trump. Presidentja sqaron pse nuk mori pjesë në inagurim
21/01 22:00
Top Channel/ Peter Sorensen, i dërguari i ri i BE për marrëdhëniet Kosovë-Serbi
21/01 15:25
Top News – Ndikimi i Trump në dialogun Kosovë-Serbi. Qytetarët të ndarë: Nuk do ketë ndryshim
21/01 12:39
Top News – 19 vite pa Ibrahim Rrugovën. Përkujtohet ish-presidenti i parë i Kosovës
21/01 12:28
Top News- Haradinaj takon Grenell/ Kreu i AAK: Synimi kryesor, anëtarësimi në NATO
20/01 11:07
Top News – Frika për tensione gjatë zgjedhjeve/ NATO dërgon trupa shtesë në Kosovë
20/01 10:22
Top News – Flakë masive zjarri, shkrumbohet qendra tregtare në Kosovë.
19/01 14:12
Top News – Qytetarët dënojnë politikanët. Shqetësim gjuha e ashpër gjatë fushatës në Kosovë
19/01 14:08
Top News – ​Vëzhguesit e BE dalin në terren. Kosovë, monitorohet fushata dhe procesi zgjedhor
19/01 14:07
DIGITALB DIGITALB - OFERTA