Politikat jo të mira për mbrojtjen mjedisore nxorrën në protestë mijëra njerëz në Angli. Me flamuj në duart e pankarta të ndryshme ata u mblodhën në sheshin para parlamentit, ku do të qëndrojnë për katër ditë. Një fushatë kjo e organizuar nga një grup ambientalistësh, që synon marrjen e masave sa më drastike nga ana e parlamentit me qëllim mbrojtjen mjedisore. Shumë prej protestuesve, mes të cilëve fëmijë, të veshur me kostume e maska kafshësh marshuan rrugëve të londrës para se të mblidheshin para sheshit të Parlamentit. "Është një emergjencë. Të gjithë duhet të bashkohen që brezat e ardhshëm të mund të shijojnë planetin tonë të bukur", tha një 47-vjeçare nga Uellsi që iu bashkua tubimit së bashku me dy fëmijët e saj. Ndërkohë në shumë prej pankakrave që mbanin në dorë protestuesit shkruhej: "Ne mbrojmë klimën, por policia na arreston" Sipas ambientalistëve, një e treta e zogjve në Mbretërinë e Bashkuar janë "në rrezik zhdukjeje".