Top Channel/ “Të përshpejtohet zgjerimi i BE”/ Von der Leyen: Komisioner i dedikuar për Ballkanin
02/09/2024 19:23

Puna për zgjerimin e Bashkimit Europian do të përshpejtohet. Për të arritur këtë qëllim, presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen do të emërojë një komisioner të dedikuar për zgjerimin e unionit drejt Ballkanit Perëndimor. Lajmi u bë i ditur nga vetë presidentja në forumin Strategjik të Bledit në Slloveni, ku është i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama. “Më lejoni të jem shumë e qartë. Dua që puna jonë të përshpejtohet edhe më tepër. Në Komisionin e ardhshëm, zgjerimi duhet të jetë një punë me kohë të plotë që mundëson dhënien e një vëmendjeje të pashkëputur. Kjo është arsyeja pse unë do të emëroj një Komisioner të dedikuar për Zgjerimin. Le të shkruajmë së bashku të ardhmen. Rusia është vazhdimisht në punë ëpr të mbjellë përcarje brenda ballkanit perendimor. Shumica e ballkanit perëndimor duan integrim dhe kjo është ajo që duhet tju japim. Zgjerimi është investim në forcën dhe sigurinë tonë kolektive.” Plani i ri i rritjes për Ballkanin Perëndimor ka dhënë rezultate konkrete, të cilat presidentja e Komisionit Europian i renditi për secilin shtet të ballkanit. Ajo e veçoi shqipërinë kryesisht për rritjen e numrit të udhëtareve, me aeroportin e Tiranës që ka patur rritjen më të shpejtë në europë. “Ju, udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor me të drejtë duhet të jeni shumë krenarë. Tirana është aeroporti me rritjen më të shpejtë në Evropë. Kompanitë evropiane po vendosen në Serbi dhe Bosnje Hercegovinë me një hap të përshpejtuar. Reformat ekonomike të Kosovës po sjellin përfitime ekonomike. Investimet e Maqedonisë së Veriut në infrastrukturë janë burim frymëzimi. Mali i Zi sapo ka përjetuar rritjen e vlerësimit të kreditimit.” Presidentja e Komisionit Europian bëri të ditur gjithashtu se tre vende të Ballkanit Perëndimor do ti bashkohen deri në fund të vitit zonës se vetme të pagesave në euro.

Top Channel/ Begaj: Zgjedhjet, një test për vendin, diaspora të kontribuojë
23/01 22:21
Top Channel/ Berisha: Diaspora të protestojë/ Kryetari i PD vijon akuzat ndaj Taulant Ballës
23/01 22:04
Top News- Zgjedhjet, PD rikthen primaret/ Krerët e degëve të japin dorëheqje nëse do garojnë
23/01 18:30
Top News- PD në krah të Bardh Spahisë/ Demokratët akuza SPAK për standarde të dyfishta
23/01 18:18
Top News- Ndryshimet në Kod, PD kushtëzon votën/ Kërkon votim dhe për ata pa mjete identifikimi
23/01 18:16
Top Channel/ Kërkesat e fortë e PD për diasporën në prag të zgjedhjeve
23/01 15:15
Top Channel/ “Hanë sapunin për djathë”/Rama-komentuesit: Krenari nga Greqia qan hallet e shqiptarëve
23/01 13:56
Top Channel/ Divorci i Ilirit me Monikën! Gjykata cakton datën e shqyrtimit të kërkesës
23/01 12:48
Top News – KQZ miraton numrin e kandidatëve. Çdo parti, 46 emra të sigurt, 140 me votë preferenciale
22/01 20:50
Top News-Zero tatim për hotelet me 4 e 5 yje. Komisioni i ekonomisë miraton në parim propozimin e PS
22/01 20:15
Top Channel/ Shqipëria hakmerret ndaj Putin, zbardhet marrëveshja me Ukrainën
22/01 19:43
Top News- Deputeti i PD në GJKKO, akuzohet nga SPAK për deklarim të rremë pasurie
22/01 19:31
Top News – Rama tregon strategjinë e turizmit. Kreu i qeverisë vlerëson Arabinë Saudite: Të mësojmë
22/01 18:23
Top Channel/ Rama takon zyrtaren e Tik Tok: Do rihapim platformën
21/01 20:42
Top Channel/ PS-PD mbyllin listat! 46 kandidatët e parë do të caktohen nga kryetari
21/01 20:40
Top News- Rama takon Zelenskyn, përqafime mes dy liderëve…marrëveshje në fushën e sigurisë
21/01 19:52
Top Channel/ Rama takohet me Zelenskyn në Davos: Nënshkruam një marrëveshje të rëndësishme!
21/01 19:26
Top News – 105-vjetori i parlamentarizmit shqiptar. Spiropali: Integrimi, objektiv për kuvendin
21/01 17:10
Top News- PD kërkon votim masiv të emigrantëve/ Demokratët propozojnë ndryshime në Kodin Zgjedhor
21/01 16:43
Top Channel/ Rama: Do rihapim Tik Tok! Biseda me zyrtaren e kompanisë
21/01 15:16
DIGITALB DIGITALB - OFERTA