Top Channel/ Të burgosurit nuk do votojnë! Kreu i KQZ: Pas parregullsive do përjashtohen
21/07/2023 19:34

122 të burgosurit në Rrogozhinë pritet të mos kenë të drejtën e votës të dielën kur do të përsëritet procesi zgjedhor në këtë bashki. Pas parregullsive të konstatuara në kutinë e burgut më 14 maj, Kolegji Zgjedhor vendosi shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve, çka sjell sipas kryekomisionerit Ilirjan Celibashi nevojën për përjashtimin e të burgosurve nga lista e zgjedhësve. ‘Në burgun e Rrogozhinës besoj nuk do të votohet, për shkak të mënyrës si është përgatitur lista e zgjedhësve në mospërputhje me kodin zgjedhor, kolegji zgjedhor i shpalli të pavlefshme zgjedhjet, e me ripërsëritjen e tyre, të burgosurit nuk kanë të drejtë vote”- tha Ilirjan Celibashi. Gara mes dy kandidatëve, të koalicionit bashkë fitojmë Shkëlqim Hoxhës dhe të partisë socialiste Edison Memollës duket të jetë e fortë, pasi kutia e burgut ishte ajo që vulosi rezultatin në 14 maj, pasi diferenca mes tyre ishte e ngushtë. Sot është dita e fundit e fushatës në bashkinë e Rrogozhinës, ndaj KQZ ka marr masat për mbarëvajtjen e votimit më 23 korrik, teksa ju bën një thirrje partive politike për të shmangur incidentet. “Fushata ka shkuar mirë, në KQZ nuk ka pasur shqetësime apo pretendime nga kandidatët, çka është pozitive e shpresoj që edhe në vijim kështu të vazhdoj i gjithë procesi i votimit, ndaj kërkoj vetëpërmbajtje!”- tha Celibashi. Celibashi fton banorët e Rrogozhinës të votojnë të dielën, edhe pse shfaqet me pritshmëri të ulëta për pjesëmarrjen. “I nxis njerëzit të shkojnë të votojnë, por të jemi realist koha kur po përsëriten zgjedhjet nuk është e favorshme sepse është periudhë pushimesh e njerëzit nuk ndërmarrin angazhime politike”- tha Celibashi.

Top Channel/ Olimpiada Shqipëri-Kosovë! Nxënësit në garë për gjuhën shqipe
23/01 19:50
Top Channel/ Nis përplasja, Shqipëri-Kroaci ‘hakmerren’ ndaj Serbisë
23/01 19:24
Top Channel/ I mori jetën kamerierit në Elbasan, dënohet Erjon Llapushi
23/01 19:21
Top News – TikTok nuk do mbyllet? AFP: Rama mund të tërhiqet
23/01 17:43
Top News- Gjendet i pajetë 63-vjeçari në Fier/ U zhduk kur po shkonte për të peshkuar
23/01 17:33
Top News – Më shumë se 60 mijë aplikime në PER. Zgjedhjet e 11 majit, regjistrohen 36 mije emigrantë
23/01 17:32
Top Channel/ Zona e lirë ekonomike! Veliaj: TED Tirana, për punët e së ardhmes
23/01 15:28
Top Channel/ Dy variante të gripit, shqiptarët po përballen me simptoma më agresive
23/01 15:26
Top Channel/ Kriptomonedhat “drejt qiellit”! Po prodhohen edhe në Shqipëri
23/01 15:24
Top Channel/ Gjykata angleze merr vendimin për grupin që ndihmoi në eliminimin e Ardian Nikulaj
23/01 15:20
Top Channel/ Kapen kultivuesit e kanabisit në Kamëz, si u zbuluan dy të rinjtë
23/01 15:19
Top Channel/ Tik Tok s’do mbyllet! Zbulohet biseda e Ramës me kinezët
23/01 15:17
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Ekskluzive- Serbia i dëboi si të rrezikshëm, flasin dy shqiptarët
23/01 15:06
Top Channel/ Gjykata “fundos” Ilir Beqajn, akuzë për grup të strukturuar kriminal
23/01 15:05
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News- Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Gjykata e Londrës vendos ekstradimin e ‘vëzhguesit’
23/01 14:49
Top Channel/ “Grupet e rrezikuara të bëjnë vaksinën e gripit”, apeli i Silva Binos
23/01 14:01
Top Channel/ Urdhri mbi imigrimin! Ushtria amerikane përgatitje për mijëra forca në kufi me Meksikën
23/01 13:58
Top Channel/ Në garën me Kinën mbi inteligjencën artificiale, Trump sinjalizon qëndrim agresiv
23/01 13:57
DIGITALB DIGITALB - OFERTA