Një rafineri nafte në Rusi është përfshirë plotësisht nga zjarri, pasi Kievi kreu një sulm me dronë të premten. Ky sulm, më i madhi i Ukrainës që nga fillimi i këtij viti, u krye ndaj më shumë se dhjetëra rajoneve të Rusisë, përfshirë Moskën. Dëshmitarët dhe videot e shpërndara tregojnë shfaqin zjarrin me përmasa të mëdha në rafinerinë e naftës së Rosneftit në Kazan. Një video, e postuar në Telegram, shfaq zjarrin e madh dhe njerëzit duke u larguar nga zona industriale. Për zjarre u raportua gjithashtu edhe në afërsi të termocentrali të Novo-Riazan. Nuk është raportuar për viktima, ndërsa Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se i ka shkatërruar mbi 120 dronë ukrainas në të gjithë territorin rus. Kufizime të përkohshme u vendosën gjithashtu për uljet dhe nisjet e fluturimeve në aeroportet në Kazan dhe disa qytete përreth për shkak të kërcënimit të vazhdueshëm nga dronët. Shkalla e sulmeve të Ukrainës me dronë kundër Rusisë përkoi me një seri sulmesh ajrore ruse mbi territorin ukrainas. Në Kiev, një sulm rus shkaktoi vdekjen e tre civilëve. U raportuan gjithashtu dëme në zona banimi, duke përfshirë shkatërrime të konsiderueshme në qytetet Fastiv dhe Brovari, pranë kryeqytetit ukrainas. Forcat ruse përdorin rregullisht lloje të ndryshme armësh, përfshirë dronë, raketa dhe artileri, për t’i sulmuar rajonet ukrainase, duke goditur shpesh infrastrukturën civile dhe zonat e banuara. Derisa autoritetet ruse e mohojnë se e sulmojnë qëllimisht infrastrukturën civile, Ukraina dhe organizatat ndërkombëtare i kanë dënuar këto veprime si krime lufte, duke theksuar frekuencën dhe natyrën e qëllimshme të sulmeve ndaj spitaleve, shkollave dhe objekteve energjetike.