Një 26-vjeçar i akuzuar për sulmin me thikë të këmbësorëve në Mers, në Gjermaninë perëndimore , u qëllua për vdekje nga policia të martën, disa ditë pas një sulmi vdekjeprurës me thikë në qytetin e afërt të Solingenit, thanë autoritetet. Policia u njoftua se një person kishte sulmuar dhe kërcënuar kalimtarët me thikë në qytet, ku menjëherë janë vënë në lëvizje. Oficerët kanë identifikuar të dyshuarin, shtetasin gjerman 26 vjeç, ku në momentin që janë përballur me të, ai ka tentuar ti sulmojë me dy thika. Policët menjëherë kanë gjuajtur drejt tij dhe i riu ndërroi jetën në vend.