Top Channel/ Sulm në zonën humanitare të Gazës, 71 viktima, qindra të plagosur!
13/07/2024 18:30

Të paktën 71 palestinezë janë vrarë në një sulm ajror izraelit në një zonë të humanitare, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së drejtuar nga Hamasi. Mbi 289 mbetën të plagosur në sulmin, për të cilin Izraeli thotë se kishte në shënjestër liderë të lartë të Hamasit. Një zyrtar izraelit tha se sulmi kishte në shënjestër kreun e krahut ushtarak të Hamasit, Mohammed Deif, në një "zonë të hapur" ku kishte "vetëm terroristë të Hamasit dhe jo civilë". Rafa Salama, komandanti i Hamasit për Khan Younis, ishte gjithashtu në shënjestër të sulmit, tha zyrtari, duke e quajtur inteligjencën që çoi në incident "të saktë". Por, sipas Hamasit, sulmi ndodhi zonën al-Mawasi pranë Khan Younis, të cilën ushtria izraelite e ka caktuar si zonë humanitare, duke u bërë thirrje palestinezëve që të kërkojnë strehim atje. “Nuk është hera e parë që Izraeli pretendon se ka në shënjestër liderët palestinezë, për t’u vërtetuar se është i rremë më vonë”, thuhet në një deklaratë të Hamasit. Një dëshmitar okular në al-Mawasi i tha BBC-së se vendi i sulmit dukej sikur ishte goditur një "tërmet", ndërsa videot nga zona tregojnë rrënojat dhe viktimat e gjakosura. Në pamjet tronditëse, duken njerëzit që përpiqen me dëshpërim të kapërcejnë rrënojat duke gërmuar me duar. Sipas mjekëve, në kompleksin mjekësor Nasser në Khan Younis spitali është "i mbingarkuar" dhe nuk mund të funksionojë më. Një zyrtar i Hamasit, i cituar nga Reuters, e quajti sulmin një "përshkallëzim të rëndë që tregon se Izraeli nuk është i interesuar të arrijë një marrëveshje armëpushimi”.

Top Channel/ Kush e vrau Kennedyn?/ Trump firmos deklasifikimin e dosjeve
23/01 23:07
Top News-Trump i jep fund sekretit për eleminimin e Kennedy/ Urdhër për deklasifikimin e dosjeve
23/01 22:59
Top News- Gjykata bllokon Trump / Pezullohet urdhri i bllokimit të shtetësisë në lindje
23/01 22:30
Top Channel/ Lideri i opozitës gjermane “kopjon” Trump, premton dëbimin e emigrantëve të paligjshëm
23/01 22:19
Top News-Ashpërsohet retorika ndaj emigrantëve/Gjermani, Opozita-Do të dëbojmë më shumë nëse fitojmë
23/01 21:48
Top News- Serbia dëbon shqiptarët/ Reagon Tirana, thërret ambasadorin serb: Të mos përsëritet
23/01 21:07
Top Channel/ SHBA tërheq mbështetjen, OKB do të ketë mungesa të mëdha fondesh!
23/01 20:05
Top Channel/ Zelensky: Gati të takoj Putin! Duam garanci nga Trump
23/01 19:26
Top News- Shefi i NATO-s i trembet Putin/ Rutte: Fitorja e Rusisë do të minonte fuqinë e aleancës
23/01 19:15
Top Channel/ Rutte: Fitorja e rusëve minon NATO-n/”Mos lejoni që Putin të festojë me Iranin e Kinën”
23/01 19:14
Top Channel/ Fletarresti për talebanët /Përndjekja e grave, akuza për krime kundër njerëzimit
23/01 19:12
Top Channel/ Trump presion Europës/ “Paguani më shumë për mbrojtjen, jam gati të takoj Putinin”
23/01 19:11
Top Channel/ “Një fundjavë 5 mijë paund”, eskorta rrëfen ç’ndodh pas dyerve në Davos: Liderët duan…
23/01 18:23
Top News – Anija spiune ruse në ujërat britanike / Dëbohet nga marina, ‘hyn’ për të dytën herë
23/01 17:45
Top News – Ajsbergu gjigand drejt ishullit / Në KURS PËRPLASJEJE, rrezik për pinguinët e fokat
23/01 17:44
Top Channel/ Trump “kërcënon’ Biden: Kalova 4 vite ferri!
23/01 15:35
Top News – Rusia: Jo trupa të NATO-s në Ukrainë / Paralajmëron për përshkallëzim të pakontrollueshëm
23/01 15:18
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News – Putin, i shqetësuar për ekonominë…ndërsa Trump rrit presionin për paqe me Ukrainën
23/01 14:38
DIGITALB DIGITALB - OFERTA