Top Channel/ Sulm me thikë në Gjermani/ Vritet një fëmijë 2 vjeç dhe një qytetar
22/01/2025 22:36

Gjermania është tronditur sërish nga një sulm i ri me thikë. Këtë herë skena e dhunës ka ndodhur në Aschaffenburg (ashafenburg), në Bavari. Viktimat janë një djalë dy vjeçar dhe një burrë 41 vjeç, i cili u vetëflijua në përpjekje për të mbrojtur fëmijët. Tre persona të tjerë u plagosën: një 61-vjeçar, një vajzë siriane dhe një mësuese. Sipas shtypit gjerman, policia ka arrestuar një të dyshuar, një 28-vjeçar azilkërkues afgan, i cili dyshohet se ka tentuar të arratiset duke kaluar hekurudhat e qytetit. Burri, i cili vuante nga probleme mendore dhe me precedentë penalë, dyshohet se sulmoi me dashje fëmijët që ishin me edukatorët e tyre. “Aktualisht supozojmë se 41-vjeçari ka ndërhyrë me guxim për të mbrojtur fëmijët, ka luftuar kundër autorit dhe më pas është qëlluar për vdekje nga autori”, thanë autoritetet. Burri veproi me shumë guxim dhe në mënyrë shembullore, por fatkeqësisht e pagoi me jetë ndërhyrjen e tij, pas një goditje që ka marrë në qafë. Kalimtarë të tjerë e kanë ndjekur me guxim autorin dhe e kanë rrethuar atë derisa policia e kapi. Për ngjarjen reagoi edhe kancelari Olaf Scholz. "Një akt i pabesueshëm terrori në Bavari: mes të vdekurve ka edhe një fëmijë. Ngushëllimet tona shkojnë për viktimat dhe familjet e tyre,", ndërsa më pas kërcënoi se do të ketë masa të ashpra. “Unë jam lodhur duke parë akte të tilla dhune që ndodhin këtu çdo javë. Dhe këto bëhen nga njerëz që në fakt erdhën tek ne për mbrojtje. Autoritetet duhet të punojnë shumë për të zbuluar se pse sulmuesi ishte ende në Gjermani. Ne nuk duhet të mbajmë në vendin tonë njerëz me rekorde kriminale”, u shpreh Scholz.

Top Channel Kina përgatitet për ‘luftë’ tregtare pas kërcënimeve të Trump për taksa për importet
22/01 23:17
Top Channel/ Trump e zbulon, ja çfarë shkruhej në letrën e Biden për Presidentin e ri
22/01 23:16
Top Channel/ SHBA “blindon” kufirin me Meksikën, shtohen 4500 trupa nga Garda Kombëtare
22/01 23:02
Top News – Zbulohet letra e Biden për Trump. ‘Zoti ju udhëzoftë, uroj të sillni paqe për kombin’
22/01 23:00
Top News – Trump kërcënon Putin. ‘Sanksione të larta nëse nuk i jep fund luftës’
22/01 23:00
Top Channel/ Sulm me thikë në Gjermani/ Vritet një fëmijë 2 vjeç dhe një qytetar
22/01 22:36
Top Channel/ Musk “kriset” me Trump, kundër “Stargate” prej 500 miliardë USD
22/01 22:34
Top News – Trajnimi i rekrutëve të rinj ukrainas. Ushtarakët shqiptarë me mision në Britani
22/01 22:30
Top Channel/ Lideri suprem i Iranit paralajmëron Trump: E ardhmja do tregojë…
22/01 22:27
Top News – SHBA bllokon mijëra refugjatë. Anulohen fluturimet e emigrantëve nga Afganistani në Siri
22/01 22:15
Top Channel/ DASH anulon të gjitha udhëtimet e refugjatëve në SHBA, kategoria që nuk preket
22/01 20:07
Top Channel/ Strehohej në Kosovë, humb jetën gazetarja ukrainas, u gjet në banesë
22/01 20:05
Top Channel/ TikTok ‘në duart’ e Trump, çfarë pritet të ndodhë në SHBA?
22/01 20:04
Top Channel/ Macron e Scholz i përgjigjen Trumpit, tregojnë si duhet të jetë Evropa
22/01 19:27
Top News- BE përballë situatës gjeopolitike, Kos: Procesi integrimit është bërë më i vështirë
22/01 18:21
Top Channel/ “Mungesa e Ivanka-s, bashkëshortja e Trump më e fuqizuar”, ç’rol do ketë Zonja e Parë
22/01 18:02
Top Channel/ President i ri, orendi të reja! Ndryshimet pas largimit të Biden, ja çfarë hoqi Trump
22/01 17:57
Top Channel/ Trump i prerë, i kundërvihet Putinit:Nëse s’pranon bisedimet për paqe, do sanksionoheni
22/01 15:54
Top News- Trump kërkon kanalin e Panamasë/ Reagon presidenti Mulino- Na përket neve
22/01 15:36
Top News- Izraeli e Gaza publikojnë shifrat/ Mijëra humbje jetësh, nuk përputhen deklaratat
22/01 15:09
DIGITALB DIGITALB - OFERTA