Top Channel/ Studimi i ri i Covid: Rrezikon t`ju lerë më probleme në zemër!
10/02/2022 15:31

Një studim i ri mbi koronavirusin ka dalë në një përfundim shqetësues. Edhe pse mund ta kenë kaluar sëmundjen, një pjesë e njerëzve të prekur prej saj rrezikojnë të mbeten me probleme në zemër. Madje më i madh, risku duket se paraqitet tek ata që kanë pasur simptoma të buta dhe nuk kanë përfunduar në spital prej Covid 19-tës. “Ky virus, vërtet që duket se nuk kursen njeri”, tha për Reuters Ziyad Al-Aly i Universitetit të Washingtonit. “Njerëzit e prekur nga koronavirusi duket t`ia vënë veshin shëndetit e të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë dhimbje gjoksi, nëse ndiejnë një lloj peshe në gjoks, kanë rrahje të shpeshta zemre, enjtje të këmbëve etj”, shtoi ai. Studimi i ri amerikan vjen në një kohë kur administrata Biden gjendet nën trysninë për të lehtësuar kufizimet e lidhura me pandeminë. Shtetet që e kanë humbur durimin, mes tyre Nju Jorku që drejtohet nga një guvernatore demokrate, e kanë bërë të qartë se nuk do të presin Uashingtonin ndërsa irritimi publik po rritet. Në fillim të kësaj jave, Nju Xhjersi, Konektikati dhe Dellaueri bënë publike plane për t'iu bashkuar atyre shteteve që kanë hequr ose nuk kanë pasur kurrë urdhra në fuqi, për mbatjen e maskave në shkolla. Shteti i Masaçusetsit do të ndjekë shembullin në fund të këtij muaji. Të gjitha këto shtete, përveç Masacusetsit, drejtohen nga guvernatorë demokratë. Më shumë se 2,000 njerëz po humbin jetën çdo ditë në vend si pasojë e COVID-it dhe brenda administratës ka zëra kundër heqjes dorë nga kufizimet pavarësisht se numri i vdekjeve vazhdon të jetë i lartë.

Top Channel Kina përgatitet për ‘luftë’ tregtare pas kërcënimeve të Trump për taksa për importet
22/01 23:17
Top Channel/ Trump e zbulon, ja çfarë shkruhej në letrën e Biden për Presidentin e ri
22/01 23:16
Top Channel/ SHBA “blindon” kufirin me Meksikën, shtohen 4500 trupa nga Garda Kombëtare
22/01 23:02
Top News – Zbulohet letra e Biden për Trump. ‘Zoti ju udhëzoftë, uroj të sillni paqe për kombin’
22/01 23:00
Top News – Trump kërcënon Putin. ‘Sanksione të larta nëse nuk i jep fund luftës’
22/01 23:00
Top Channel/ Sulm me thikë në Gjermani/ Vritet një fëmijë 2 vjeç dhe një qytetar
22/01 22:36
Top Channel/ Musk “kriset” me Trump, kundër “Stargate” prej 500 miliardë USD
22/01 22:34
Top News – Trajnimi i rekrutëve të rinj ukrainas. Ushtarakët shqiptarë me mision në Britani
22/01 22:30
Top Channel/ Lideri suprem i Iranit paralajmëron Trump: E ardhmja do tregojë…
22/01 22:27
Top News – SHBA bllokon mijëra refugjatë. Anulohen fluturimet e emigrantëve nga Afganistani në Siri
22/01 22:15
Top Channel/ DASH anulon të gjitha udhëtimet e refugjatëve në SHBA, kategoria që nuk preket
22/01 20:07
Top Channel/ Strehohej në Kosovë, humb jetën gazetarja ukrainas, u gjet në banesë
22/01 20:05
Top Channel/ TikTok ‘në duart’ e Trump, çfarë pritet të ndodhë në SHBA?
22/01 20:04
Top Channel/ Macron e Scholz i përgjigjen Trumpit, tregojnë si duhet të jetë Evropa
22/01 19:27
Top News- BE përballë situatës gjeopolitike, Kos: Procesi integrimit është bërë më i vështirë
22/01 18:21
Top Channel/ “Mungesa e Ivanka-s, bashkëshortja e Trump më e fuqizuar”, ç’rol do ketë Zonja e Parë
22/01 18:02
Top Channel/ President i ri, orendi të reja! Ndryshimet pas largimit të Biden, ja çfarë hoqi Trump
22/01 17:57
Top Channel/ Trump i prerë, i kundërvihet Putinit:Nëse s’pranon bisedimet për paqe, do sanksionoheni
22/01 15:54
Top News- Trump kërkon kanalin e Panamasë/ Reagon presidenti Mulino- Na përket neve
22/01 15:36
Top News- Izraeli e Gaza publikojnë shifrat/ Mijëra humbje jetësh, nuk përputhen deklaratat
22/01 15:09
DIGITALB DIGITALB - OFERTA