Top Channel/ Studentët nuk duan të kthehen, kërkojnë që të gjitha provimet t’i japin online
18/05/2021 15:37

Teisa Kurti studion në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë, në vitin e tretë Baçelor. Së shpejti diplimohet. 21 vjeccarja nga Fushë-Kruja I është bashkuar grupit të të rinjve, që janë kundër rikthimit të studentëve në auditore. Teisa Kurti, Studente: Ne nuk mund t’I rikuperojmë aspak njohuritë që kemi humbur. Deri më sot nuk është bërë asnjë vlerësim I qartë, ose një raport paraprak I njohurive që ne kemi marrë deri më tani. Kështu që rikthimi në auditore vetëm për provime nuk është aspak efektiv për ne. Përkundrazi do t’i penalizonte studentët, pasi një pjesë e madhe e tyre janë nga rrethet. Dhe në këtë mënyrë, ata janë të detyruar të rikthehen në Tiranë vetëm për sezonin e provimeve. Por a është e mundur që ata t’u rikthehen dhomave të konvikteve, të gjejnë shtëpi me qira, për një periudhë kaq të shkurtër, pra për 1 muaj. Tirana është e shtrenjtë për një student. Teisa Kurti, Studente: Ashtu si shumë student, edhe unw jetoj prej 3 vjetësh në Tiranë me qira, bashkë me një shoqen time. Këtë vit vendosa ta mbaj shtëpinë me shpresën që do të riktheheshim shpejt në auditore, pas kërkesave të shumta që bëmë kohë pas kohe. Këtë vit unë po punoj dhe po studioj në Tiranë, pasi duhet të përballoj shpenzimet bazike mujore, që nuk janë të pakta. Në fillim të majit Komiteti I Ekspertëve vendosi rikthimin e studentëve në auditore për konsultime dhe provime. Por studentët e Fakultetit të Ekonomisë fillimisht dhe të disa fakulteteve të tjera të Universitetit të Tiranës e kundërshtuan atë. Teisa Kurti, Studente: Ashtu si për vendimet e mëparshme të Komitetit të Ekspertëve edhe këtë herë u gjetëm të papërgatitur, dhe në një moskoordinim total të Ministrisë së Arsimit, Universiteteve dhe Komitetit. Në fakt Universitetit I Tiranës vendosi t’u linte dorë të lirë fakulteteve. Aktualisht fakulteti I Drejtësisë në Tiranë ku unë studioj, ka vendosur që provimet do të zhvillohen online edhe këtë semestër.

Top Channel/ Olimpiada Shqipëri-Kosovë! Nxënësit në garë për gjuhën shqipe
23/01 19:50
Top Channel/ Nis përplasja, Shqipëri-Kroaci ‘hakmerren’ ndaj Serbisë
23/01 19:24
Top Channel/ I mori jetën kamerierit në Elbasan, dënohet Erjon Llapushi
23/01 19:21
Top News – TikTok nuk do mbyllet? AFP: Rama mund të tërhiqet
23/01 17:43
Top News- Gjendet i pajetë 63-vjeçari në Fier/ U zhduk kur po shkonte për të peshkuar
23/01 17:33
Top News – Më shumë se 60 mijë aplikime në PER. Zgjedhjet e 11 majit, regjistrohen 36 mije emigrantë
23/01 17:32
Top Channel/ Zona e lirë ekonomike! Veliaj: TED Tirana, për punët e së ardhmes
23/01 15:28
Top Channel/ Dy variante të gripit, shqiptarët po përballen me simptoma më agresive
23/01 15:26
Top Channel/ Kriptomonedhat “drejt qiellit”! Po prodhohen edhe në Shqipëri
23/01 15:24
Top Channel/ Gjykata angleze merr vendimin për grupin që ndihmoi në eliminimin e Ardian Nikulaj
23/01 15:20
Top Channel/ Kapen kultivuesit e kanabisit në Kamëz, si u zbuluan dy të rinjtë
23/01 15:19
Top Channel/ Tik Tok s’do mbyllet! Zbulohet biseda e Ramës me kinezët
23/01 15:17
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Ekskluzive- Serbia i dëboi si të rrezikshëm, flasin dy shqiptarët
23/01 15:06
Top Channel/ Gjykata “fundos” Ilir Beqajn, akuzë për grup të strukturuar kriminal
23/01 15:05
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News- Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Gjykata e Londrës vendos ekstradimin e ‘vëzhguesit’
23/01 14:49
Top Channel/ “Grupet e rrezikuara të bëjnë vaksinën e gripit”, apeli i Silva Binos
23/01 14:01
Top Channel/ Urdhri mbi imigrimin! Ushtria amerikane përgatitje për mijëra forca në kufi me Meksikën
23/01 13:58
Top Channel/ Në garën me Kinën mbi inteligjencën artificiale, Trump sinjalizon qëndrim agresiv
23/01 13:57
DIGITALB DIGITALB - OFERTA