Top Channel/ Struktura e re arsimore/ Nga tetori hyn në fuqi sistemi i ri, zyrat do kenë më pak fuqi
22/08/2024 19:59

Qeveria ka miratuar strukturën e re të menaxhimit të sistemit arsimor parauniversitar, që nis zbatimin nga 1 tetori i 2024-ës. Ndryshe nga plani i mëparshëm vihet re fuqizimi i institucioneve qendrore dhe rajonale, duke ulur kështu peshën e zyrave vendore arsimore. Me skemën e reformuar, Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar si hallka kryesore për institucionet arsimore shton numrin e të punësuarve, nga 20 shkon në 33 punonjës. Ndërkohë që drejtoritë rajonale do të kenë 55 persona më shumë në punë, nga 60 punonjës do të ristrukturohet me 115 punonjës. Katër drejtorive rajonale ekzistuese të Durrësit, Fierit, Korcës dhe Lezhës, me urdhër të firmosur nga kryeministri Edi Rama, i shtohet edhe drejtoria e qarkut më të madh të Tiranës. Kjo lëvizje ishte e shumëkërkuar nga specialistët, pasi Tirana kryeson për numrin më të lartë të shkollave në të gjithë Shqipërinë, por që në skemën e vjetër ishte në varësinë e drejtorisë rajonale të Durrësit, që e bënte të pamundur funksionimin sic duhet. Në skemën e re të siguruar ekskluzivisht nga Top Channel, Agjencia Kombëtare me 13 punonjës më shumë, shton edhe pozicionin e zv drejtorit si dhe sektorin e shërbimeve mbështetëse, që do të sjell edhe emërime të reja.Nga studimi i strukturës planifikohet një ndryshim i numrit të punonjësve të kurrikulës dhe inspektimit. Nëse më parë kishte në nivel qendror e rajonal 45 punonjës nga 80, ose 60%, nga 1 tetori do të kemi 66 punonjës nga 148,ose 45% që do të thotë me rritjen e personelit ulet përqindja e dedikuar në këtë fushë. Ky ndryshim në numra pritet të shoqërohet me riformatim të zyrave vendore arsimore… por mbetet për tu parë nëse do të ndikojë kjo strukturë e fuqizuar në nivel qendror në rritjen e numrit të inspektimeve dhe cilësisë në arsim…

Top News – Zbardhet marrëveshja Rama-Zelensky. Bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe atë diplomatik
22/01 21:57
Top Channel/ Një film për diktaturën! Selenica: Vuajtjet e shqiptarëve të dëgjohen!
22/01 19:59
Top Channel/ Vetëdorëzohen të kërkuarit në Shkkodër, të dyshuar për shumë ngjarje
22/01 19:26
Top Channel/ Përfshihet nga flakët banesa në Lushnje, dëme të shumta materiale
22/01 18:28
Top News- Rrahën 62-vjeçarin me sende të forta, kush janë dy të rinjtë që u dorëzuan në polici
22/01 17:09
Top News- Nga 1 shkurti ulet energjia/ Balluku- Më shumë matësa inteligjentë
22/01 16:54
Top News- Spak godet pasuritë e Çopjave, sekuestrohen 10 mln dollarë kriptovaluta e shumë prona
22/01 16:53
Top Channel/ Trump i prerë, i kundërvihet Putinit:Nëse s’pranon bisedimet për paqe, do sanksionoheni
22/01 15:54
Top Channel/ Masakra e Dobraçit, vetëdorëzohen të kërkuarit
22/01 15:50
Top Channel/ Prej dy ditësh i zhdukur, jendet i mbytur në thellësi të lumit të Shalës
22/01 15:42
Top Channel/ SHBA u tërhoq nga OBSH, a do ketë pasoja të mëdha?!
22/01 15:32
Top Channel/ Hotelet e luksit pa taksa! PS, propozim në Kuvend për emra brand
22/01 15:24
Top Channel/ Tronditet grupi Çopja, iu kapen 10 mln USD kriptomonedha
22/01 15:19
Top Channel/ Rama promovon “Sazanin” në Davos, flet për projektin e Kushner
22/01 15:13
Top Channel/ E drejta shtetësisë përmes lindjes, nisin kundërshtimet e para për Trump, 22 shtete…
22/01 14:43
Top Channel/ Foshnja rrëmbehet në spital! Çifti morën vogëlushen dhe… prindërit përjetojnë tmerr
22/01 14:39
Top Channel/ Të kërkuar për masakrën e Dobraçit, vetëdorëzohen Izmir Sakica dhe Samuel Troshani
22/01 14:37
Top Channel/ Zyrtarisht nën hetim! Deputeti i PD paraqitet në GJKKO
22/01 14:36
Top News- U përfolën si të përfshirë në atentatin me 4 viktima në Dobraç, vetëdorëzohen në polici
22/01 14:22
Top Channel/ Shkëmbim territoresh dhe…plani sekret i Trumpit për fundin e luftës në Ukrainë!
22/01 14:19
DIGITALB DIGITALB - OFERTA