Top Channel/ SPAK rihap dosjen e Gërdecit, i kërkon Gjykatës së Lartë nisjen e gjyqit ndaj Mediut
06/05/2021 15:19

Zamira Durda e cila humbi djalin 7 vjeç në shpërthimin e gërdecit u kthye më pas në simbolin e të kërkuarit drejtësi, ka mundur që përmes SPAK të rihapë hetimet për ish ministrin e mbrojtjes Fatmir Mediu 13 vite vite më pas nga ai krim shtetëror ku humbën jetën 26 persona. SPAK thotë se ekzistojnë të gjitha shkaqet ligjore për revokimin e vendimit të pushimit të çështjes penale ndaj shtetasit Fatmir Mediu, e pushuar me vendimin nr.6, datë 14.09.2009 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. Janë ndryshimet kushtetuese të reformës në drejtësi ku thuhet se “deputeti nuk ka më imunitet parlamentar për ndjekjen penale ndaj tij, për hetimin apo për gjykimin e tij” që ia mundësuan SPAK rihapjen e hetimeve ndaj zotit Mediu. Dorian Matlija avokati familjes Durda shpjegon për Top Channel se çfarë do të thotë kjo vendimmarrje nga SPAK. Avokati Matlija: Ri hetimi Fatmir Mediut është kërkuar shumë herë por asnjëherë nuk u realizua. Vetëm SPAK po e realizon këtë. Por çfarë shansesh ka që të tjerë zyrtarë të kohës pas Fatmir Mediut të vihen nën hetim nga SPAK? Avokati Matlija: Është ende herët kjo varet se si do të shkojë hetimi me Fatmir Mediun dhe çfarë mund të deklarojë ai nëse do të merret i pandehur. Rihapja e hetimit për rolin që ish ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu kishte në tragjedinë e Gërdecit është një hap i parë. Zbardhja e të vërtetës që mbeti e fshehur në tragjedinë e gërdecit, është jashtëzakonisht e nevojshme për të kthyer besimin e shqiptarëve tek drejtësia. Ndërkohë pyetja që kanë të gjithë në këtë moment, është, se a do ti shkohet deri në fund rrugës së nisur. Në tragjedinë e Gërdecit u përmenden disa emra, një prej të cilëve edhe Shkëlzen Berisha. Ai u përmend gjerësisht si një nga personat e përfshirë në aferën e Gërdecit. Por a do shkojë drejt tij Drejtësia e re. Kjo mbetet për tu parë.

Top Channel/ Olimpiada Shqipëri-Kosovë! Nxënësit në garë për gjuhën shqipe
23/01 19:50
Top Channel/ Nis përplasja, Shqipëri-Kroaci ‘hakmerren’ ndaj Serbisë
23/01 19:24
Top Channel/ I mori jetën kamerierit në Elbasan, dënohet Erjon Llapushi
23/01 19:21
Top News – TikTok nuk do mbyllet? AFP: Rama mund të tërhiqet
23/01 17:43
Top News- Gjendet i pajetë 63-vjeçari në Fier/ U zhduk kur po shkonte për të peshkuar
23/01 17:33
Top News – Më shumë se 60 mijë aplikime në PER. Zgjedhjet e 11 majit, regjistrohen 36 mije emigrantë
23/01 17:32
Top Channel/ Zona e lirë ekonomike! Veliaj: TED Tirana, për punët e së ardhmes
23/01 15:28
Top Channel/ Dy variante të gripit, shqiptarët po përballen me simptoma më agresive
23/01 15:26
Top Channel/ Kriptomonedhat “drejt qiellit”! Po prodhohen edhe në Shqipëri
23/01 15:24
Top Channel/ Gjykata angleze merr vendimin për grupin që ndihmoi në eliminimin e Ardian Nikulaj
23/01 15:20
Top Channel/ Kapen kultivuesit e kanabisit në Kamëz, si u zbuluan dy të rinjtë
23/01 15:19
Top Channel/ Tik Tok s’do mbyllet! Zbulohet biseda e Ramës me kinezët
23/01 15:17
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Ekskluzive- Serbia i dëboi si të rrezikshëm, flasin dy shqiptarët
23/01 15:06
Top Channel/ Gjykata “fundos” Ilir Beqajn, akuzë për grup të strukturuar kriminal
23/01 15:05
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News- Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Gjykata e Londrës vendos ekstradimin e ‘vëzhguesit’
23/01 14:49
Top Channel/ “Grupet e rrezikuara të bëjnë vaksinën e gripit”, apeli i Silva Binos
23/01 14:01
Top Channel/ Urdhri mbi imigrimin! Ushtria amerikane përgatitje për mijëra forca në kufi me Meksikën
23/01 13:58
Top Channel/ Në garën me Kinën mbi inteligjencën artificiale, Trump sinjalizon qëndrim agresiv
23/01 13:57
DIGITALB DIGITALB - OFERTA