Top Channel/ SPAK: Provat kundër Metës! Prokuroria e Posaçme zbardh akuzat për kreun e PL
21/10/2024 19:40

Por ku dyshohet se ka shkelur konkretisht ligjin Ilir meta dhe bashkëshortja e tij. SPAK në një njoftim për shtyp ka renditur gjetjet. SPAK thotë se është provuar se si ish ministër I tregëtisë dhe energjitikës Ilir Meta ka përdorur autoritetin dhe influencën e tij për të ndërhyrë në procesin e lidhjes së kontratës ndërmjet shoqërisë “Debt International Advisory” dhe kompanisë CEZ Shpërndarje. Kjo kontratë kishte për objekt asistimin në identifikimin dhe arkëtimin e borxheve të prapambetura. Këto marrëdhënie ngushtësisht të ndërlidhura kanë ndikuar drejtpërdrejtë në procesin e përzgjedhjes së DIA-s për të kryer shërbimet e mbledhjes së borxheve të CEZ-it, pavarësisht se shoqëria nuk përmbushte të gjitha kriteret ligjore dhe profesionale për të menaxhuar detyrime të kësaj natyre. Shoqëria “Debt International Advisory”, përmes kësaj marrëveshjeje ka përfituar në mënyrë të parregullt shumën prej 649,803,520 lekësh, e cila është konfirmuar nga një vendim gjyqësor i formës së prerë. Thotë spak Hetimet e deritanishme sipas njoftimit zyrtar kanë zbuluar se Ilir Meta ka kërkuar dhe pranuar shuma të konsiderueshme parash nga Kastëriot Ismailaj, gjatë periudhës kur ai mbante funksionin e Ministrit, detyrë e cila përfshinte mbikëqyrjen e procesit të privatizimit të CEZ-it dhe lidhjen e kontratave për mbledhjen e borxheve, duke konsumuar kështu elementët e veprës penale të “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”. E dyta spak numëron se Meta si Kryetar i Kuvendit dhe bashkëshortja e tij, Monika kryemadhi si deputete e Kuvendit, në vitin 2014 kanë përdorur influencën e tyre duke ndikuar tek drejtuesit e institucioneve të ndryshme shtetërore si dhe tek drejtuesit e kompanive të telefonive celulare, me qëllim futjen në tregun e fibrave optike si dhe lidhjen e marrëveshjes së interkonjeksionit midis kompanisë midis dy kompanive Si rezultat i kësaj influence të paligjshme cifti meta dyshohet se ka përfituar pjesën e tyre në përqindje nga fitimi i kompanisë, dhe janë pajisur me karta krediti nga administratori i shoqërisë. Shpenzimet e kryera nëpërmjet këtyre kartave, nuk janë deklaruar në deklaratat periodike të pasurive nga të hetuarit. Nga ana tjetër Pirro Xhixha si Kryetari i AKEP, i zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë me propozimin e subjektit politik “Lëvizja Socialiste Për Integrim” (LSI), në zbatimi të porosive të marra nga subjektet Meta dhe kryemadhi jo vetëm ka ndikuar tek drejtuesit e kompanisë telefonike celulare për finalizmin e marrëveshjes por nga ana tjetër, ka lejuar kompaninë private të ushtrojë aktivitetin e saj në shkelje të ligjit të AKEP. Korruptive e quan spak mardhënien me biznesmenin SM për përfitimin e një vile si shpërblim për influencën e paligjshme që ata ushtronin ndaj funksionarëve publikë të emëruar nga LSI, në interes të aktiviteteve ekonomike të bizmesmenit në fjalë që dyshohet se u finalizua me ndryshimin e një ligji. SPAK numëron si abuzim edhe kontratën e lobimit në SHBA PREJ NGA KU REZULTON se një pjesë e financimit të kontratave është bërë me transferta bankare nga llogaritë e subjektit politik, Lëvizja Socialiste për Integrim, ndërkohë që shuma prej 463.546,26 USD nuk është transferuar nga llogaritë bankare të këtij subjekti politik. Po kështu rezulton se kjo shumë monetare, e cila nuk është transferuar nga llogaritë bankare të forcës politike nuk është pasqyruar në bilancet e subjektit politik Lëvizja Socialiste për Integrim, të depozituara pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. SPAK deklron se cifti ka blerë një aprtament I deklaruar si I financuar me kredi bankare por që nga hetimet rezulton se shuma prej 310 mijë euro janë derdhur cash nga nëna e zonjës kryemadhi . cifti Meta thotë spak nuk deklaroi shpenzimet mjekësore me një shumë prej mijra eurosh

Top News- Zgjedhjet, PD rikthen primaret/ Krerët e degëve të japin dorëheqje nëse do garojnë
23/01 18:30
Top News- PD në krah të Bardh Spahisë/ Demokratët akuza SPAK për standarde të dyfishta
23/01 18:18
Top News- Ndryshimet në Kod, PD kushtëzon votën/ Kërkon votim dhe për ata pa mjete identifikimi
23/01 18:16
Top Channel/ Kërkesat e fortë e PD për diasporën në prag të zgjedhjeve
23/01 15:15
Top Channel/ “Hanë sapunin për djathë”/Rama-komentuesit: Krenari nga Greqia qan hallet e shqiptarëve
23/01 13:56
Top Channel/ Divorci i Ilirit me Monikën! Gjykata cakton datën e shqyrtimit të kërkesës
23/01 12:48
Top News – KQZ miraton numrin e kandidatëve. Çdo parti, 46 emra të sigurt, 140 me votë preferenciale
22/01 20:50
Top News-Zero tatim për hotelet me 4 e 5 yje. Komisioni i ekonomisë miraton në parim propozimin e PS
22/01 20:15
Top Channel/ Shqipëria hakmerret ndaj Putin, zbardhet marrëveshja me Ukrainën
22/01 19:43
Top News- Deputeti i PD në GJKKO, akuzohet nga SPAK për deklarim të rremë pasurie
22/01 19:31
Top News – Rama tregon strategjinë e turizmit. Kreu i qeverisë vlerëson Arabinë Saudite: Të mësojmë
22/01 18:23
Top Channel/ Rama takon zyrtaren e Tik Tok: Do rihapim platformën
21/01 20:42
Top Channel/ PS-PD mbyllin listat! 46 kandidatët e parë do të caktohen nga kryetari
21/01 20:40
Top News- Rama takon Zelenskyn, përqafime mes dy liderëve…marrëveshje në fushën e sigurisë
21/01 19:52
Top Channel/ Rama takohet me Zelenskyn në Davos: Nënshkruam një marrëveshje të rëndësishme!
21/01 19:26
Top News – 105-vjetori i parlamentarizmit shqiptar. Spiropali: Integrimi, objektiv për kuvendin
21/01 17:10
Top News- PD kërkon votim masiv të emigrantëve/ Demokratët propozojnë ndryshime në Kodin Zgjedhor
21/01 16:43
Top Channel/ Rama: Do rihapim Tik Tok! Biseda me zyrtaren e kompanisë
21/01 15:16
Top Channel/“21 janari”,Berisha akuzon PS:Në 14 vite askush se pengoi Ramën të jetojë në çdo aspekt
21/01 15:14
Top Channel/ A do shkoni në SPAK nëse ju thërret për 21 Janarin? Ja si përgjigjet Sali Berisha
21/01 13:43
DIGITALB DIGITALB - OFERTA