SPAK ka mbyllur hetimin për ish kryetar i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro dhe disa ish zyrtarë të tjerë për abuzim me tokat ne bregdet. SPAK në këtë mënyrë ka cuar për gjykim personat e akuzuar, konkretisht Jorgo Goro, ish Kryetar i Bashkisë Himarë. Jerasimo Bashi, ish Drejtor i Drejtorisë së Menaxhimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Bashkisë Himarë. Bilbil Aliaj, ish Drejtor i kadastres-së, Vezir Gjikokaj dhe Stavri Mëhilli. Në përfundim të hetimit ka rezultuar e provuar se, Jorgo Goro dhe Jerasimo Bashi, në bashkëpunim në dy episode të veçanta, kanë kryer veprime dhe mosveprime në kundërshtim me ligjin, në mospërmbushje të rregullt të detyrës. Në lidhje me episodin e parë, Jorgo Goro, në bashkëpunim me Jerasimo Bashi, kanë dërguar pranë kadastres Vlorë për qëllime regjistrimi të pasurisë, me nje shkrese me të dhëna të rreme, në një kohë që pranë kësaj Bashkie, ky dokumentacion ndodhej i mirëadministruar dhe me të dhëna autentike të pasurisë së ndarë me ligjin Nr. 7501, në favor të shtetasit F. M. Në lidhje me episodin e dytë, të pandehurit, në bashkëpunim kanë konfirmuar një plan rilevimi me një vendndodhje gjeografike të nje pasurie krejtësisht të ndryshme nga ajo që i korrespondon dokumentacionit pronësor. Madje kësaj pasurie, të pandehurit i kanë dhënë një numër të ri të pabazuar në asnjë të dhënë fakti dhe krejtësisht në kapërcim të kompetencave që u njeh ligji. Ky plan rilevimi i ka shërbyer për të gjithë procedurën e zhvillimit të pronës deri në lëshimin e Lejes së Ndërtimit në emër të shoqërisë “AG.TCC” sh.p.k ne pronesi te artan gacce bashkeshorti i ish ministres olta xhacka per te cilen opozita kerkon heqjen e mandatit. Të dyja këto pasuri eshte vendosur nën sekuestro preventive Jorgo Goro provohet të ketë konsumuar plotësisht elementët e veprës penale të mosdeklarimit te pasurise per nje apartament ne tirane.