Top Channel/ Sot mblidhet Kuvendi, priten debate mes opozitës dhe mazhorancës
30/10/2023 11:10

Kuvendi do të mblidhet sot në orën 17:00. Në seancë është parashikuar që të zhvillohen diskutime për çështjet e evidentuara nga zgjedhësit. Por pavarësisht kësaj, pritet që dhe seanca e sotme parlamentare të shoqërohet me tensione mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës. Sali Berisha, I cili tashmë po përballet me drejtësinë, njoftoi të shtunën në mbledhjen e këshillit kombëtar të rithemelimit protesta kundër qeverisë në parlament, rrugë por dhe sheshe. Në seancën parlamentare të 19 tetorit, salla u shndërrua në një arenë proteste për ligjvënësit mbështetës të Berishës, të cilët uzurpuan karriget e ministrave dhe foltoren. Në pamundësi për të vijuar me diskutimet, nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj njoftoi shtyrjen e seancës. Ndërkohë mazhoranca zyrtarisht depozitoi kërkesën për përjashtimin nga Kuvendi të 26 deputetëve opozitarë. Vendim që u mor po atë ditë, dhe që pritet të bëhet temë debati edhe ditën e sotme. Të gjithë deputetët e përjashtuar kanë njoftuar se do të mbërrijnë në Kuvend për t’u bërë pjesë e seancës, me argumentin se afati 10 ditor i përjashtimit ka përfunduar më datë 29 tetor. Por nga ana tjetër mazhoranca socialiste mendon të kundërtën. Kjo referuar nenit 121/1 dhe konkretisht fjalisë së dytë të pikës 3 ku thuhet se: “Kur dita e fundit e një afati bie e shtunë, e diel ose një ditë feste zyrtare, afati mbaron në ditën e punës që vjen pas saj”. Në këto kushte të leximit krejtësisht të kundërt të Rregullores së Kuvendit, duken të pashmangshme tensionet në Kuvend.

Top Channel/ Riaktivizohet marrëveshja me Italinë! Pritet të niset një tjetër anije me emigrantë
24/01 19:43
Top Channel/ Afganët në Shëngjin të shqetësuar, reagojnë pas vendimit të Trump
24/01 19:37
Top News- Aksione antidrogë në Tiranë/ Me kokainë dhe hashash, arrestohen 2 persona
24/01 16:02
Top Channel/ Urdhri i Trump prek afganët e strehuar në Shëngjin
24/01 15:45
Top News – ‘1 mln shqiptarë nuk votojnë’ PD kërkon pjesëmarrje edhe pa ID e pasaporta
24/01 15:40
Top News – Dritan Rexhepi nuk do ‘313’-n. Dështon seanca e parë për zhdukjen e Jan Prengës
24/01 15:28
Top Channel/ Taksistët në protestë, çfarë kërkojnë nga Bashkia e Elbasanit
24/01 15:27
Top News – Trump heq ‘non gratën’? Berisha – Do ndërmarr hapa konkretë
24/01 15:26
Top Channel/ Shoqëria civile kundër Serbisë : BE të dënojë dëbimin e aktivistëve
24/01 15:23
Top Channel/ Rama i prerë: Fund skandaleve te Onkologjiku!
24/01 15:21
Top News- Një vit burg për kryebashkiakun/ Edison Memolla dënohet nga GJKKO për korrupsion zgjedhor
24/01 15:20
Top Channel/ Shqiptari i rrezikshëm arratiset nga burgu në Itali
24/01 15:20
Top Channel/ Eliminohet postieri në Kamëz, u qëllua 200 metra pasi doli nga banesa
24/01 15:19
Top Channel/ GJKKO rrëzon SPAK, i kthen çështjen për deputetin demokrat
24/01 15:17
Top Channel/ Dënohet me burg kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla
24/01 15:16
Top News – Berisha, thirrje emigrantëve për protesta.’Një milion nuk votojnë dot’
24/01 15:14
Top News – ‘E turpshme, marrëzi’ Berisha ngre shqetësime për votën e diasporës
24/01 15:13
Top News – Demostrata në ambasada! Berisha njofton lëvizjen e radhës
24/01 15:10
Top News- Përkeqësohet shëndeti/ Kryepeshkopi Anastas, në gjendje kritike për jetën
24/01 14:47
Top News – Berisha nis lobimin te Trump. Statusi ‘non grata’, kreu i PD: Do bëj përpjekjet e mia
24/01 14:45
DIGITALB DIGITALB - OFERTA