Top Channel/ Skemat e mashtrimit në Ballkan: Call centers, brokerë të rremë dhe mijëra viktima!
30/11/2022 20:00

Duke përdorur call center 24 oresh me bazë në Ballkan, një rrjet ndërkombëtar kriptomonedhash ka bërë më shumë se 200,000 viktima në Europë, shumica prej tyre në Gjermani, Itali dhe Spanjë. Skema globale është ekspozuar tashmë pas një hetimi të mirëkoordinuar, që përfshin policitë e shtatë vendeve. Tre milionë emaile përgjuan forcat spanjolle të rendit, duke u mundësuar kështu hetuesve të identifikonin më shumë se 470 faqe interneti të mbështetura nga call centera, platforma teknologjike e biznese, shkruan El Pais. Nga analiza e bërë emaileve në fjalë, rezulton se domeni kryesor ishte në Spanjë e vlerësohet se 17 mijë viktima të mashtrimit kanë qenë vetëm nga ky shtet. Sipas gazetës së njohur spanjolle, autorët e mashtrimit kanë grumbulluar 2.5 miliardë dollarënga qindra mijëra viktima në mbarë botën. Eurojust (Agjencia e Bashkimit Evropian për Bashkëpunim në Drejtësinë Penale) po koordinon hetimin e paprecedentë me shtatë vende europiane që së fundi kryen bastisje të njëkohshme në call centerat në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Bullgari, Gjeorgji, dhe Ukrainë.“Këto organizata u krijuan fillimisht në Izrael dhe Evropën Lindore. Pak nga pak, ato nisën të lidhen me njëra-tjetrën e të zgjerohen”, thotë avokati Mauro Jordan, i cili përfaqëson rreth 20 persona në çështjen ligjore që nxiti hetimin në Katalonjë. Klientët e tij përfshijnë një grua 80-vjeçare, qe humbi më shumë se 837,000 dollarë (800,000 €) duke investuar në kriptovaluta të ruajtura në portofole dixhitale, tek të cilat në fakt, nuk pati kurrë akses. "Organizatat per te cilat flasim, jane shumë të mëdha dhe të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën; ato krijojnë e fshijnë vazhdimisht faqe interneti, e po kështu hapin e mbyllin kompani”, thekson juristi. Sipas El Pais, burimi kryesor i telefonatave për viktimat në gadishullin Iberik, ishin call centerat e bastisura në Shqipëri me pjesëmarrjen e autoriteteve spanjolle. Një fletë-arresti, vazhdon shkrimi, është lëshuar për Amant Josifin, pronar i një call centeri, me lidhje në qeverinë shqiptare, i cili është edhe këshilltar në ministrinë e Mbrojtjes. Pamjet: AFP

Top Channel/ Kush e vrau Kennedyn?/ Trump firmos deklasifikimin e dosjeve
23/01 23:07
Top News-Trump i jep fund sekretit për eleminimin e Kennedy/ Urdhër për deklasifikimin e dosjeve
23/01 22:59
Top News- Gjykata bllokon Trump / Pezullohet urdhri i bllokimit të shtetësisë në lindje
23/01 22:30
Top Channel/ Lideri i opozitës gjermane “kopjon” Trump, premton dëbimin e emigrantëve të paligjshëm
23/01 22:19
Top News-Ashpërsohet retorika ndaj emigrantëve/Gjermani, Opozita-Do të dëbojmë më shumë nëse fitojmë
23/01 21:48
Top News- Serbia dëbon shqiptarët/ Reagon Tirana, thërret ambasadorin serb: Të mos përsëritet
23/01 21:07
Top Channel/ SHBA tërheq mbështetjen, OKB do të ketë mungesa të mëdha fondesh!
23/01 20:05
Top Channel/ Zelensky: Gati të takoj Putin! Duam garanci nga Trump
23/01 19:26
Top News- Shefi i NATO-s i trembet Putin/ Rutte: Fitorja e Rusisë do të minonte fuqinë e aleancës
23/01 19:15
Top Channel/ Rutte: Fitorja e rusëve minon NATO-n/”Mos lejoni që Putin të festojë me Iranin e Kinën”
23/01 19:14
Top Channel/ Fletarresti për talebanët /Përndjekja e grave, akuza për krime kundër njerëzimit
23/01 19:12
Top Channel/ Trump presion Europës/ “Paguani më shumë për mbrojtjen, jam gati të takoj Putinin”
23/01 19:11
Top Channel/ “Një fundjavë 5 mijë paund”, eskorta rrëfen ç’ndodh pas dyerve në Davos: Liderët duan…
23/01 18:23
Top News – Anija spiune ruse në ujërat britanike / Dëbohet nga marina, ‘hyn’ për të dytën herë
23/01 17:45
Top News – Ajsbergu gjigand drejt ishullit / Në KURS PËRPLASJEJE, rrezik për pinguinët e fokat
23/01 17:44
Top Channel/ Trump “kërcënon’ Biden: Kalova 4 vite ferri!
23/01 15:35
Top News – Rusia: Jo trupa të NATO-s në Ukrainë / Paralajmëron për përshkallëzim të pakontrollueshëm
23/01 15:18
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News – Putin, i shqetësuar për ekonominë…ndërsa Trump rrit presionin për paqe me Ukrainën
23/01 14:38
DIGITALB DIGITALB - OFERTA