Top Channel/ SKEMA! Si kolumbiani dhe venezuelianët ekstraktonin kokainën nga… lëkura e bagëtive
16/11/2024 20:54

Pas një hetimi të nisur në vitin 2023, SPAK ka goditur një laborator ku përpunohej kokaina nga Amerika Latine në Qerekë të Fushë Krujës. Në njoftim, Prokuroria e Posaçme ka zbuluar se si kolumbianët dhe venezuelianët përdoreshin si “ekspertë” që garantonin suksesin teknik të operacionit, pasi mund të ekstratonin kokainën nga materiale gjenetike. Kjo bëhej me anë të lëkurës së bagëtive, ku droga e papërpunuar kthehej në produkt të gatshëm për tregun. “Kolumbianët dhe venezuelianët, të njohur për ekspertizën e tyre të thelluar në trajtimin dhe përpunimin e kokainës, ishin “ekspertët” që garantonin suksesin teknik të operacionit. Aftësia e tyre për të ekstraktuar kokainën nga materiale organike, si “lëkurat e bagëtive” e kthente drogën e papërpunuar në një produkt të gatshëm, të cilësisë së lartë, për tregun shqiptar dhe atë evropian. Ky bashkëpunim tregon jo vetëm përmasën ndërkombëtare të grupit, por edhe synimet e tij për të operuar në nivele të larta të organizimit dhe përdorimin e teknologjisë së avancuar në përpunimin e drogës”, shprehet Prokuroria. Hiwlen Ledezma Narvaez 41 vjeç, shtetas kolumbian, Joze Ramon Zacarias Vasquez 35 vjeç, shtetas venezuelian dhe Samuel Alfonso Moreno Serrano 42 vjeç, shtetas venezuelian, ishin tre shtetasit e huaj që ranë në pranga gjatë operacionit. Ndërsa shtetasit shqiptarë të arrestuar janë Geis Fejsullai 42 vjeç, banues në Tiranë; Klajdi Birçe 40 vjeç, banues në Tiranë; Artion Caushllari, 37 vjeç, banues në Tiranë; Endi Sejdini 25 vjeç, banues në Krujë; Aldi Zonja 37 vjeç, banues në Tiranë; Ismail Abdurrahmani, 51 vjeç, banues në Shkodër; Baki Huqi, 57 vjeç, banues në Durrës.

Top News – Zbardhet marrëveshja Rama-Zelensky. Bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe atë diplomatik
22/01 21:57
Top Channel/ Një film për diktaturën! Selenica: Vuajtjet e shqiptarëve të dëgjohen!
22/01 19:59
Top Channel/ Vetëdorëzohen të kërkuarit në Shkkodër, të dyshuar për shumë ngjarje
22/01 19:26
Top Channel/ Përfshihet nga flakët banesa në Lushnje, dëme të shumta materiale
22/01 18:28
Top News- Rrahën 62-vjeçarin me sende të forta, kush janë dy të rinjtë që u dorëzuan në polici
22/01 17:09
Top News- Nga 1 shkurti ulet energjia/ Balluku- Më shumë matësa inteligjentë
22/01 16:54
Top News- Spak godet pasuritë e Çopjave, sekuestrohen 10 mln dollarë kriptovaluta e shumë prona
22/01 16:53
Top Channel/ Trump i prerë, i kundërvihet Putinit:Nëse s’pranon bisedimet për paqe, do sanksionoheni
22/01 15:54
Top Channel/ Masakra e Dobraçit, vetëdorëzohen të kërkuarit
22/01 15:50
Top Channel/ Prej dy ditësh i zhdukur, jendet i mbytur në thellësi të lumit të Shalës
22/01 15:42
Top Channel/ SHBA u tërhoq nga OBSH, a do ketë pasoja të mëdha?!
22/01 15:32
Top Channel/ Hotelet e luksit pa taksa! PS, propozim në Kuvend për emra brand
22/01 15:24
Top Channel/ Tronditet grupi Çopja, iu kapen 10 mln USD kriptomonedha
22/01 15:19
Top Channel/ Rama promovon “Sazanin” në Davos, flet për projektin e Kushner
22/01 15:13
Top Channel/ E drejta shtetësisë përmes lindjes, nisin kundërshtimet e para për Trump, 22 shtete…
22/01 14:43
Top Channel/ Foshnja rrëmbehet në spital! Çifti morën vogëlushen dhe… prindërit përjetojnë tmerr
22/01 14:39
Top Channel/ Të kërkuar për masakrën e Dobraçit, vetëdorëzohen Izmir Sakica dhe Samuel Troshani
22/01 14:37
Top Channel/ Zyrtarisht nën hetim! Deputeti i PD paraqitet në GJKKO
22/01 14:36
Top News- U përfolën si të përfshirë në atentatin me 4 viktima në Dobraç, vetëdorëzohen në polici
22/01 14:22
Top Channel/ Shkëmbim territoresh dhe…plani sekret i Trumpit për fundin e luftës në Ukrainë!
22/01 14:19
DIGITALB DIGITALB - OFERTA