Top Channel/ Skandal! Zhduken nga arkat e Kishës Katolike 3 mln euro, priftërinjtë i investuan në…
24/10/2024 18:56

Kisha Katolike Greke është përfshirë në një skandal, ku dy priftërinj kanë marrë 3 milionë euro nga arkat e saj. Një hetim prokurorial për përvetësim dhe pastrim parash kundër dy figurave të larta në hierarkinë e Kishës Katolike të Greqisë dhe pesë pronarëve të klubeve të natës në zonën e gjerë të Peloponezit u hap pas një konstatimi të Autoritetit Kundër Pastrimit të Parave, sipas medias greke. Çështja u zbulua pas një kontrolli të rastësishëm ku u konstatua se shuma të mëdha parash, që arrinin afërsisht 3 milionë euro, u zhdukën nga arkat e Kishës Katolike dhe përfunduan si… investime në lokalet e natës. Kreu i Autoritetit, Charalambos Vourliotis, tashmë ka proceduar me ngrirjen e llogarive bankare dhe pasurive të pesë pronarëve të klubeve të natës. Mësohet se historia nis tetë vite më parë, kur u zbuluan shuma të mëdha parash që dilnin nga llogari të caktuara të saj që operonin nga dy priftërinjtë dhe përfundonin në llogaritë e pronarëve të disa klubeve të natës dhe shfaqeshin si investime në ato biznese. Mobilizimi i Autoritetit u ngrit pas “këmbanës” që ra në banka për lëvizjet e shumave të mëdha. Hetimi disa mujor u krye në fshehtësi të rreptë. Autoriteti dyshohet se konstatoi se shuma prej 3 milionë eurosh ishte përvetësuar nga fondet e Kishës Katolike. Hetimet zbuluan destinacionin e parave, ku shuma e fundit e dyshimtë u zbulua pak ditë më parë dhe përfshinte 50 mijë euro. Me urdhër të zotit Vourliotis, llogaritë bankare dhe pasuritë e pesë biznesmenëve të dyshuar si përfitues të shumave të mëdha janë bllokuar. Tashmë, konkluzioni është në dorën e prokurorit që do të hetojë mundësinë e kryerjes së krimeve të përvetësimit për dy priftërinjtë dhe pastrimit të parave për pesë biznesmenët. Të përfshirët pritet të thirren për shpjegime në mënyrë që prokurori të vendosë nëse do t’i ndjekë penalisht.

Top Channel Kina përgatitet për ‘luftë’ tregtare pas kërcënimeve të Trump për taksa për importet
22/01 23:17
Top Channel/ Trump e zbulon, ja çfarë shkruhej në letrën e Biden për Presidentin e ri
22/01 23:16
Top Channel/ SHBA “blindon” kufirin me Meksikën, shtohen 4500 trupa nga Garda Kombëtare
22/01 23:02
Top News – Zbulohet letra e Biden për Trump. ‘Zoti ju udhëzoftë, uroj të sillni paqe për kombin’
22/01 23:00
Top News – Trump kërcënon Putin. ‘Sanksione të larta nëse nuk i jep fund luftës’
22/01 23:00
Top Channel/ Sulm me thikë në Gjermani/ Vritet një fëmijë 2 vjeç dhe një qytetar
22/01 22:36
Top Channel/ Musk “kriset” me Trump, kundër “Stargate” prej 500 miliardë USD
22/01 22:34
Top News – Trajnimi i rekrutëve të rinj ukrainas. Ushtarakët shqiptarë me mision në Britani
22/01 22:30
Top Channel/ Lideri suprem i Iranit paralajmëron Trump: E ardhmja do tregojë…
22/01 22:27
Top News – SHBA bllokon mijëra refugjatë. Anulohen fluturimet e emigrantëve nga Afganistani në Siri
22/01 22:15
Top Channel/ DASH anulon të gjitha udhëtimet e refugjatëve në SHBA, kategoria që nuk preket
22/01 20:07
Top Channel/ Strehohej në Kosovë, humb jetën gazetarja ukrainas, u gjet në banesë
22/01 20:05
Top Channel/ TikTok ‘në duart’ e Trump, çfarë pritet të ndodhë në SHBA?
22/01 20:04
Top Channel/ Macron e Scholz i përgjigjen Trumpit, tregojnë si duhet të jetë Evropa
22/01 19:27
Top News- BE përballë situatës gjeopolitike, Kos: Procesi integrimit është bërë më i vështirë
22/01 18:21
Top Channel/ “Mungesa e Ivanka-s, bashkëshortja e Trump më e fuqizuar”, ç’rol do ketë Zonja e Parë
22/01 18:02
Top Channel/ President i ri, orendi të reja! Ndryshimet pas largimit të Biden, ja çfarë hoqi Trump
22/01 17:57
Top Channel/ Trump i prerë, i kundërvihet Putinit:Nëse s’pranon bisedimet për paqe, do sanksionoheni
22/01 15:54
Top News- Trump kërkon kanalin e Panamasë/ Reagon presidenti Mulino- Na përket neve
22/01 15:36
Top News- Izraeli e Gaza publikojnë shifrat/ Mijëra humbje jetësh, nuk përputhen deklaratat
22/01 15:09
DIGITALB DIGITALB - OFERTA