Top Channel/ “S`ka prova që ta lidhin Bin Laden me 11 shtatorin”, talebanët nuk ndryshojnë qëndrim
26/08/2021 14:36

Refuzimi i talebanëve për të dorezuar Osama Bin Ladenin, trurin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në SHBA, ishte një nga arsyet e përmbysjes së tyre nga pushteti prej forcave amerikane dhe aleatëve 20 vjet më parë. Por edhe pas dy dekadash dhe përpjekjeve për t`i treguar botës se kanë ndryshuar, deklaratat dhe qëndrimet e talebaneve gjithmonë e më shumë po dëshmojnë të kundërtën. Një zëdhënës i tyre deklaroi së fundi gjatë një interviste për NBC News se nuk ka prova që ta lidhin Bin Ladenin me aktin terrorist të 11 shtatorit. Kjo ishte përgjigja që Zabihullah Mujahid i dha pyetjes nëse Afganistani do të kthehet sërish në bazë për terrorizmin pas tërheqjes së trupave amerikane. “Kur Osama bin Laden u kthye në problem për amerikanët, ai ishte në Afganistan. Edhe pse nuk ka prova të përfshirjes së tij në ato sulme, ne kemi premtuar tani se toka afgane nuk do të përdoret kundër askujt”, u shpreh ai. Gazetari insistoi mbi këtë cështje, dhe Mujahid theksoi sërish se nuk ka asnjë provë sipas tij. “Edhe pas 20 vitesh lufte, nuk ka fakte që të tregojnë përfshirjen e Bin Ladenit. Ai ishte thjesht një justifikim për pushtimin”, deklaroi zëdhënësi taleban.

Top Channel/ Kush e vrau Kennedyn?/ Trump firmos deklasifikimin e dosjeve
23/01 23:07
Top News-Trump i jep fund sekretit për eleminimin e Kennedy/ Urdhër për deklasifikimin e dosjeve
23/01 22:59
Top News- Gjykata bllokon Trump / Pezullohet urdhri i bllokimit të shtetësisë në lindje
23/01 22:30
Top Channel/ Lideri i opozitës gjermane “kopjon” Trump, premton dëbimin e emigrantëve të paligjshëm
23/01 22:19
Top News-Ashpërsohet retorika ndaj emigrantëve/Gjermani, Opozita-Do të dëbojmë më shumë nëse fitojmë
23/01 21:48
Top News- Serbia dëbon shqiptarët/ Reagon Tirana, thërret ambasadorin serb: Të mos përsëritet
23/01 21:07
Top Channel/ SHBA tërheq mbështetjen, OKB do të ketë mungesa të mëdha fondesh!
23/01 20:05
Top Channel/ Zelensky: Gati të takoj Putin! Duam garanci nga Trump
23/01 19:26
Top News- Shefi i NATO-s i trembet Putin/ Rutte: Fitorja e Rusisë do të minonte fuqinë e aleancës
23/01 19:15
Top Channel/ Rutte: Fitorja e rusëve minon NATO-n/”Mos lejoni që Putin të festojë me Iranin e Kinën”
23/01 19:14
Top Channel/ Fletarresti për talebanët /Përndjekja e grave, akuza për krime kundër njerëzimit
23/01 19:12
Top Channel/ Trump presion Europës/ “Paguani më shumë për mbrojtjen, jam gati të takoj Putinin”
23/01 19:11
Top Channel/ “Një fundjavë 5 mijë paund”, eskorta rrëfen ç’ndodh pas dyerve në Davos: Liderët duan…
23/01 18:23
Top News – Anija spiune ruse në ujërat britanike / Dëbohet nga marina, ‘hyn’ për të dytën herë
23/01 17:45
Top News – Ajsbergu gjigand drejt ishullit / Në KURS PËRPLASJEJE, rrezik për pinguinët e fokat
23/01 17:44
Top Channel/ Trump “kërcënon’ Biden: Kalova 4 vite ferri!
23/01 15:35
Top News – Rusia: Jo trupa të NATO-s në Ukrainë / Paralajmëron për përshkallëzim të pakontrollueshëm
23/01 15:18
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News – Putin, i shqetësuar për ekonominë…ndërsa Trump rrit presionin për paqe me Ukrainën
23/01 14:38
DIGITALB DIGITALB - OFERTA