Gjatë konsultimit publik për kufizimin e platformave digjitale, kryeministri Edi Rama kundërshtoi zërat dyshues për hetimin e vrasjes së nxënësit të Fan Nolit dhe deklaroi i prerë se autori i krimit nën arrest është i vetmi. “Vrasja e 14-vjeçarit që ishte një tragjedi shumë e madhe, janë përdorur në mënyrën më abuzive, më skandaloze dhe më të pabesë ndaj opinionit publik, sidomos kjo e fundit, ndaj prindërve, duke sajuar historira, duke vënë në pikëpyetje korrektesën e Policisë së Shtetit në raportim, duke shpikur një autor tjetër. Fatmirësisht, kjo vrasje është e regjistruar në video. Jo vetëm që është hetuar me detaje nga prokuroria, por është regjistruar në video. Është nga A-ja te Z-ja si ka ndodhur, nuk ka një autor tjetër, nuk ka një thikë tjetër dhe nuk ka ndodhur siç mund të thotë imagjinata, kur vetvetiu, njeriu vendoset në krahun e viktimës. Një përleshje, nga ku, për fatin më të keq është shkaktuar një vdekje e një fëmije, ky është fakti”. Bota pa rrjete sociale do të ishte shumë më e mirë për Ramën, por ai mendon se bllokimi i tik tok-ut nuk është zgjidhja përfundimtare përvecse një ndihmë. këtë herë nga Kamza me prindërit kryeministri këmbnguli për bashkëpunimin e tyre me shkollën; duke njoftuar edhe nevojën për vendosjen e sanksioneve për kë nuk zbaton ndalimin e telefonave në institucionet arsimore. “Nuk mund të përdoret telefoni në shkollë. Për kë shkel rregullin, do të mbajë përgjegjësi prindi! Madje edhe përdorimi i telefonit për mësuesit duhet të jetë i kufizuar. Smund të ketë telefon në orën e mësimit”. Ndër të tjera kreu I qeverisë zbuloi zgjerimin e informacioneve në regjistrin online, ku prindërt nuk duhet të vihen në dijeni vetëm për notat dhe mungesat. “duhet të shtojmë të dhëna edhe për sjelljen e fëmijëve, për X problem në raport me shokët, një problem shëndetësor. Prindërit duhet të informohen periodikisht, shpesh për fëmijët e tyre. Kjo do të shtonte presionin pozitiv”.