Jimmy Carter Presidenti i 39-të i Shteteve të Bashkuara u nderua me Çmimin Nobel për Paqe në vitin 2002. Para se të bëhej president ai dëshmoi se kishte dy tiparet më të rëndësishme: inteligjencën dhe guximin. Që në moshën 28 vjecare ai është njeriu që ka ndihmuar Kanadanë të shmangte një katastrofë bërthamore Laboratorët kanadezë bërthamore ndodheshin rreth 90 milje në veriperëndim të Otavës. Në vitin 1952, ndodhi një shpërthim në një reaktor bërthamor, që coi në një seri shpërthimesh hidrogjeni. Uji radioaktiv u lëshua më pas në kanale afër kufirit të lumit Otava. Kanadaja i kërkoi ndihmë SHBA-ve për të shmangur më të keqen dhe cështja iu ngarkua kundëradmiralit Hyman Rickover, I cili bashkëpunoi me togerin Jimmy Carter. Ai ishte vetëm 28 vjeç në atë kohë. Kishte qenë anëtar i marinës amerikane për gjashtë vite dhe drejtoi një ekip prej 23 marinarësh. Misioni i tyre ishte të futeshin në thellësinë e reaktorit bërthamor për ta mbyllur dhe Carter e kreu me sukses, duke shmangur një katastrofë mjedisore. Efektet e ekspozimit ndaj rrezatimit lanë pasoja tek togeri Carter I cili zhvilloi tumor në tru dhe mëlçi. Megjithatë, një vit më vonë, ai u kontrollua dhe ishte shëruar plotësisht.