Top Channel/ Shteti bektashi? Ende asgjë! Baba Mondi: Asnjë lëvizje, vetëm deklarata e kryeministrit
25/10/2024 19:19

Ideja për krijimin e një entiteti sovran të Urdhrit Bektashi pohuar nga kryeministri Edi Rama, nuk ka avancuar. Këtë fakt e konfirmoi Kryegjyshi Botëror i bektashinjve haxhi dede Edmond Brahimaj në një aktivitet të organizuar në Mallakastër, ku pohoi se nuk ka ende asgjë konkrete. “Nuk ka asgjë konkrete përveç asaj që ka deklaruar kryeministri i Shqipërisë, dhe kur të ketë diçka të re, do të njoftoheni. Nuk kam ardhur për këtë punë këtu”, u shpreh Baba Mondi. Kjo ishte hera e parë që Kryegjyshi Edmond Brahimaj pyetej nga mediat shqiptare për këtë çështje dhe nuk pranoi të ndante asnjë detaj. Disa ditë më parë në një intervistë për gazetën “The Jerusalem Post”, ai pohoi se baktashinjtë i kanë kërkuar qeverisë shqiptare të mos humbasë kohë dhe të ndërmarrë hapa konkretë në drejtim të realizimit të idesë për krijimin e shtetit bektashi. Kryegjyshi tha se fillimisht qeveria e Shqipërisë duhet të miratojë ligjin duke ndryshuar statusin e bektashinjve dhe se po zhvillohen strategji të ndryshme në lidhje me zbatimin e këtij plani. Kryegjyshi Botëror i bektashinjve ishte sot në ceremoninë e organizuar në qendër të fshatit Ninësh në Mallakastër, ku u përurua shtatorja e Baba Haxhi Saliajt, të cilin e vlerësoi si simbol të fisnikërisë.

Top Channel/ Olimpiada Shqipëri-Kosovë! Nxënësit në garë për gjuhën shqipe
23/01 19:50
Top Channel/ Nis përplasja, Shqipëri-Kroaci ‘hakmerren’ ndaj Serbisë
23/01 19:24
Top Channel/ I mori jetën kamerierit në Elbasan, dënohet Erjon Llapushi
23/01 19:21
Top News – TikTok nuk do mbyllet? AFP: Rama mund të tërhiqet
23/01 17:43
Top News- Gjendet i pajetë 63-vjeçari në Fier/ U zhduk kur po shkonte për të peshkuar
23/01 17:33
Top News – Më shumë se 60 mijë aplikime në PER. Zgjedhjet e 11 majit, regjistrohen 36 mije emigrantë
23/01 17:32
Top Channel/ Zona e lirë ekonomike! Veliaj: TED Tirana, për punët e së ardhmes
23/01 15:28
Top Channel/ Dy variante të gripit, shqiptarët po përballen me simptoma më agresive
23/01 15:26
Top Channel/ Kriptomonedhat “drejt qiellit”! Po prodhohen edhe në Shqipëri
23/01 15:24
Top Channel/ Gjykata angleze merr vendimin për grupin që ndihmoi në eliminimin e Ardian Nikulaj
23/01 15:20
Top Channel/ Kapen kultivuesit e kanabisit në Kamëz, si u zbuluan dy të rinjtë
23/01 15:19
Top Channel/ Tik Tok s’do mbyllet! Zbulohet biseda e Ramës me kinezët
23/01 15:17
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Ekskluzive- Serbia i dëboi si të rrezikshëm, flasin dy shqiptarët
23/01 15:06
Top Channel/ Gjykata “fundos” Ilir Beqajn, akuzë për grup të strukturuar kriminal
23/01 15:05
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News- Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Gjykata e Londrës vendos ekstradimin e ‘vëzhguesit’
23/01 14:49
Top Channel/ “Grupet e rrezikuara të bëjnë vaksinën e gripit”, apeli i Silva Binos
23/01 14:01
Top Channel/ Urdhri mbi imigrimin! Ushtria amerikane përgatitje për mijëra forca në kufi me Meksikën
23/01 13:58
Top Channel/ Në garën me Kinën mbi inteligjencën artificiale, Trump sinjalizon qëndrim agresiv
23/01 13:57
DIGITALB DIGITALB - OFERTA