Detyrën e mori zyrtarisht të hënën, e që tani Donald Trump po përballet me sfidën e parë ligjore të presidencës së tij të re: Prokurorët e përgjithshëm të 22 shteteve amerikane kanë ngritur padi për të bllokuar masën e shefit të Shtëpisë së Bardhë që synon t`i japë fund praktikës së emigracionit të njohur si e drejta e shtetësisë përmes lindjes, e cila garanton që fëmijët e lindur në SHBA janë shtetas pavarësisht nga statusi i prindërve të tyre.