Top Channel/ “Shtëpia e Bardhë, presion FB gjatë Covid”, pendohet Zuckerberg: S’duhej të isha bindur
27/08/2024 22:46

Mark Zuckerberg ka pohuar se Shtëpia e Bardhë “i bëri presion” Facebook-ut për të censuruar përmbajtjen e Covid-19”. Shefi i kompanisë Meta, Mark Zuckerberg, ka thënë se i vjen keq për përkuljen ndaj asaj që ai pretendon se ishte presion nga qeveria amerikane për të censuruar postimet në lidhje me Covid në Facebook dhe Instagram gjatë pandemisë. Zuckerberg shtoi se zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë në administratën e Joe Biden “i bënë presion të përsëritur” Metës, kompanisë mëmë të Facebook dhe Instagram, për të “censuruar disa përmbajtje të Covid-19” gjatë pandemisë. “Në vitin 2021, zyrtarë të lartë nga administrata e Bidenit, përfshirë Shtëpinë e Bardhë, u bënë presion të përsëritur ekipeve tona për muaj të tërë për të censuruar disa përmbajtje të Covid-19, duke përfshirë humorin dhe satirën, dhe shprehën shumë zhgënjim me ekipet tona kur nuk ramë dakord”, tha ai në një letër drejtuar Jim Jordan, kreut të komitetit gjyqësor të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA . “Unë besoj se presioni i qeverisë ishte i gabuar”, shtoi ai. Gjatë pandemisë, Facebook u shtoi përdoruesve sinjalizime të dezinformatave kur komentonin ose pëlqyen postimet që gjykoheshin se përmbajnë informacion të rremë rreth Covid. Kompania gjithashtu fshiu postimet që kritikonin vaksinat Covid dhe sugjeroi se virusi ishte zhvilluar në një laborator kinez. Në fushatën e zgjedhjeve presidenciale në SHBA 2020, Biden akuzoi platformat e mediave sociale si Facebook për “vrasje të njerëzve” duke lejuar që në platformën e tij të postohen dezinformata rreth vaksinave të koronavirusit. “Mendoj se kemi bërë disa zgjedhje që, me përfitimin e informacionit të ri, nuk do t’i bënim sot,” tha Zuckerberg.

Top Channel/ Kush e vrau Kennedyn?/ Trump firmos deklasifikimin e dosjeve
23/01 23:07
Top News-Trump i jep fund sekretit për eleminimin e Kennedy/ Urdhër për deklasifikimin e dosjeve
23/01 22:59
Top News- Gjykata bllokon Trump / Pezullohet urdhri i bllokimit të shtetësisë në lindje
23/01 22:30
Top Channel/ Lideri i opozitës gjermane “kopjon” Trump, premton dëbimin e emigrantëve të paligjshëm
23/01 22:19
Top News-Ashpërsohet retorika ndaj emigrantëve/Gjermani, Opozita-Do të dëbojmë më shumë nëse fitojmë
23/01 21:48
Top News- Serbia dëbon shqiptarët/ Reagon Tirana, thërret ambasadorin serb: Të mos përsëritet
23/01 21:07
Top Channel/ SHBA tërheq mbështetjen, OKB do të ketë mungesa të mëdha fondesh!
23/01 20:05
Top Channel/ Zelensky: Gati të takoj Putin! Duam garanci nga Trump
23/01 19:26
Top News- Shefi i NATO-s i trembet Putin/ Rutte: Fitorja e Rusisë do të minonte fuqinë e aleancës
23/01 19:15
Top Channel/ Rutte: Fitorja e rusëve minon NATO-n/”Mos lejoni që Putin të festojë me Iranin e Kinën”
23/01 19:14
Top Channel/ Fletarresti për talebanët /Përndjekja e grave, akuza për krime kundër njerëzimit
23/01 19:12
Top Channel/ Trump presion Europës/ “Paguani më shumë për mbrojtjen, jam gati të takoj Putinin”
23/01 19:11
Top Channel/ “Një fundjavë 5 mijë paund”, eskorta rrëfen ç’ndodh pas dyerve në Davos: Liderët duan…
23/01 18:23
Top News – Anija spiune ruse në ujërat britanike / Dëbohet nga marina, ‘hyn’ për të dytën herë
23/01 17:45
Top News – Ajsbergu gjigand drejt ishullit / Në KURS PËRPLASJEJE, rrezik për pinguinët e fokat
23/01 17:44
Top Channel/ Trump “kërcënon’ Biden: Kalova 4 vite ferri!
23/01 15:35
Top News – Rusia: Jo trupa të NATO-s në Ukrainë / Paralajmëron për përshkallëzim të pakontrollueshëm
23/01 15:18
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News – Putin, i shqetësuar për ekonominë…ndërsa Trump rrit presionin për paqe me Ukrainën
23/01 14:38
DIGITALB DIGITALB - OFERTA