3 persona janë arrestuar në Selenicë të Vlorës, nën akuzat e tregtimit të lëndëve narkotike. Në operacionin “Otima” u arrestuan 43-vjeçari Ferdinant Llanaj, 43 vjeç, i njohur me pseudonimin “Robi”, 54-vjeçari Dritan Begaj, banues në Vlorë dhe 21-vjeçari Ergi Cura, banues në Librazhd. Gjatë kontrollit në territorin e banesës dhe përreth territorit të banesës së Ferdinant Llanaj u gjetën rreth 600 bimë kanabis sativa të kultivuara dhe një sasi e vogël në formë boçesh.