44-vjeçari shqiptar, Xhevdet Plaku, i njohur me nofkën “Akili”, është arratisur nga burgu i Ankonas, në Itali, ku po vuante dënimin për trafik droge. Mediat italiane raportojnë se shqiptari, i akuzuar për dy vrasje dhe trafik ndërkombëtar narkotikësh, u arratis në heshtje, por me një plan të mirëorganizuar. Policia italiane vijon prej orësh kërkimet, por nuk ka gjetur asnjë gjurmë të tij.