Top Channel/ Shqipëria hakmerret ndaj Putin, zbardhet marrëveshja me Ukrainën
22/01/2025 19:43

Përqafimi miqësor në Davos të Zvicrës, mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka prodhuar dhe një marrëveshje 10-vjeçare bashkëpunimi mes dy vendeve. Në marrëveshjen mes dy vendeve, me fokus sigurinë dhe mbrojtjen, është konkretizuar iniciativa për prodhimin e përbashkët të municioneve luftarake mes Shqipërisë dhe Ukrainës. “Shqipëria do të kërkojë të gjitha mënyrat e mundshme dhe do t’i ofrojë Ukrainës mbështetje të mëtejshme në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes në të gjitha drejtimet, duke u fokusuar në nevojat më urgjente të Ukrainës. Pjesëmarrësit do të identifikojnë mundësi për thellimin e bashkëpunimit industrial në mbrojtje, përfshirë prodhimin e përbashkët të mbrojtjes”, shkruhet në marrëveshje. Marrëveshja e plotë është publikuar në faqen zyrtare të presidencës ukrainase dhe përfshin gjithashtu bashkëpunimin për shkëmbimin e informacionit në fushën e inteligjencës, sigurinë detare dhe kibernetike, luftën kundër krimit e trafikut. Në marrëveshje parashikohet që Shqipëria do ofrojë trajnim në formate shumëpalëshe për Ukrainën. Më pas aty shtohet: “Pjesëmarrësit do të vazhdojnë të thellojnë bashkëpunimin në fushën e inteligjencës dhe sigurisë, në përputhje me dispozitat e marrëveshjeve dypalëshe dhe mekanizmave shumëpalëshe. Shqipëria do të punojë për të mbështetur trajnimin e Ukrainës në formate shumëpalëshe, si dhe do të ofrojë mbështetje dypalëshe për çdo formë tjetër trajnimi që mund të dakordësohet. Shqipëria do të ofrojë trajnim në gjuhën angleze për pilotët dhe personelin teknik të Ukrainës”. Më tej, përmes marrëveshjes Shqipëria rikonfirmon mbështetjen për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht që nga viti 1991. Po ashtu, parashikohet që Shqipëria do të vijojë të konsiderojë mbylljen e porteve detare për anijet ruse, derisa të kthehet integriteti territorial i Ukrainës. “Shqipëria do të mbetet e angazhuar, brenda kuadrit të Bashkimit Evropian, për zbatimin e masave të forta kufizuese (sanksione). Shqipëria gjithashtu do të marrë masa vendimtare me partnerët për të luftuar çdo formë të shmangies së sanksioneve. Shqipëria do të konsiderojë mbylljen e porteve detare për anijet ruse deri sa të restaurohet integriteti territorial i Ukrainës dhe të krijohet një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme”, thuhet në marrëveshje. Në bazë të kësaj marrëveshjeje, të dyja vendet konfirmojnë bashkëpunimin edhe në shumë fusha të tjera me rëndësi, përfshi dhe integrimin në familjen evropiane. Kjo marrëveshje mund të pezullohet nga ndonjëra palë, me njoftim të shkruar drejtuar palës tjetër, dhe pezullimi nuk do të ndikojë në realizimin e aktiviteteve dhe projekteve që janë dakordësuar para datës së pezullimit.

Top News – KQZ miraton numrin e kandidatëve. Çdo parti, 46 emra të sigurt, 140 me votë preferenciale
22/01 20:50
Top News-Zero tatim për hotelet me 4 e 5 yje. Komisioni i ekonomisë miraton në parim propozimin e PS
22/01 20:15
Top Channel/ Shqipëria hakmerret ndaj Putin, zbardhet marrëveshja me Ukrainën
22/01 19:43
Top News- Deputeti i PD në GJKKO, akuzohet nga SPAK për deklarim të rremë pasurie
22/01 19:31
Top News – Rama tregon strategjinë e turizmit. Kreu i qeverisë vlerëson Arabinë Saudite: Të mësojmë
22/01 18:23
Top Channel/ Rama takon zyrtaren e Tik Tok: Do rihapim platformën
21/01 20:42
Top Channel/ PS-PD mbyllin listat! 46 kandidatët e parë do të caktohen nga kryetari
21/01 20:40
Top News- Rama takon Zelenskyn, përqafime mes dy liderëve…marrëveshje në fushën e sigurisë
21/01 19:52
Top Channel/ Rama takohet me Zelenskyn në Davos: Nënshkruam një marrëveshje të rëndësishme!
21/01 19:26
Top News – 105-vjetori i parlamentarizmit shqiptar. Spiropali: Integrimi, objektiv për kuvendin
21/01 17:10
Top News- PD kërkon votim masiv të emigrantëve/ Demokratët propozojnë ndryshime në Kodin Zgjedhor
21/01 16:43
Top Channel/ Rama: Do rihapim Tik Tok! Biseda me zyrtaren e kompanisë
21/01 15:16
Top Channel/“21 janari”,Berisha akuzon PS:Në 14 vite askush se pengoi Ramën të jetojë në çdo aspekt
21/01 15:14
Top Channel/ A do shkoni në SPAK nëse ju thërret për 21 Janarin? Ja si përgjigjet Sali Berisha
21/01 13:43
Top Channel/ “Falë viktimave të 21 janarit u bëre kryeministër”, Rama i përgjigjet komentuesit
21/01 13:16
Top News – Kuvendi rihap punimet. Sesioni para zgjedhjeve, Spiropali mesazh diasporës
20/01 21:00
Top News- Gjyqi për Berishën dhe dhëndrin e tij, çfarë ndodhi në seancë
20/01 17:47
Top News- Nga shëndetësia tek ‘non grata’/ Berisha prezanton planin, kërkon bashkim të opozitës
20/01 17:18
Top News- Berisha prezanton planin për shëndetësinë: Premton 2-fishim të buxhetit
20/01 16:28
Top News- Berisha i vë kusht Ramës për të votuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor
20/01 16:27
DIGITALB DIGITALB - OFERTA