Për dy vjet, Shaip Kamberi qe një ndër deputetët e paktë shqiptarë në Kuvendin e Serbisë. Gjatë kësaj kohe, ai ngriti për diskutim çështje problematike me të cilat përballeshin shqiptarët e Luginës së Preshevës por që thotë se u ballafaqua me diskriminim të vazhdueshëm. Shaip Kamberi: Një politikë albanofobie e cila është shprehur shumë shpesh edhe nga vetë ministrat, sidomos nga ministri aktual i Punëve të Brendshme Aleksander Vulin, i cili është autor edhe i projektit politik i forcave serbe, një mungesë vullneti për të dëgjuar problematikat tona.