Top Channel/ Shpërthimi i Tesla Cybertruck, si autori përdori AI për planifikimin e sulmit
09/01/2025 12:55

Ushtari amerikan që shpërtheu një Tesla Cybertruck jashtë hotelit të Trump në Las Vegas përdori inteligjencën artificiale, përfshirë ChatGPT për të planifikuar sulmin. Matthew Livelsberger, ishte 37-vjeçari që shpërtheu makinën përpara hotelit të Trump në Las Vegas, para se të qëllonte veten për vdekje. Policia e Las Vegasit thotë se ka gjetur kërkimet e Livelsberger në ChatGPT para incidentit. Sipas oficerëve, hetimet tregojnë se ai po kërkonte informacion mbi objektivat shpërthyes, shpejtësinë e gjuajtjes së disa lloje plumbash dhe nëse fishekzjarrët ishin të ligjshme në Arizona. Kevin McMahill, kreu i Departamentit të Policisë Metropolitane të Las Vegas-it, e quajti përdorimin e inteligjencës artificiale nga Livelsberger në planifikimin e sulmit një fakt shqetësues. “Ky është incidenti i parë në Amerikë në dijeninë time ku ChatGPT përdoret për të ndihmuar një individ të ndërtojë një pajisje të veçantë. Është një diçka mjaft shqetësuese”, tha ai. Zyrtarët thanë javën e kaluar se Livelsberger la shënime në të cilat ai e cilësoi shpërthimin si një akt që shpresonte se do të ishte një “thirrje zgjimi” për një komb që ai tha se ishte “i sëmurë dhe po shkon drejt kolapsit”.

Top News – Zbardhet marrëveshja Rama-Zelensky. Bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe atë diplomatik
22/01 21:57
Top Channel/ Një film për diktaturën! Selenica: Vuajtjet e shqiptarëve të dëgjohen!
22/01 19:59
Top Channel/ Vetëdorëzohen të kërkuarit në Shkkodër, të dyshuar për shumë ngjarje
22/01 19:26
Top Channel/ Përfshihet nga flakët banesa në Lushnje, dëme të shumta materiale
22/01 18:28
Top News- Rrahën 62-vjeçarin me sende të forta, kush janë dy të rinjtë që u dorëzuan në polici
22/01 17:09
Top News- Nga 1 shkurti ulet energjia/ Balluku- Më shumë matësa inteligjentë
22/01 16:54
Top News- Spak godet pasuritë e Çopjave, sekuestrohen 10 mln dollarë kriptovaluta e shumë prona
22/01 16:53
Top Channel/ Trump i prerë, i kundërvihet Putinit:Nëse s’pranon bisedimet për paqe, do sanksionoheni
22/01 15:54
Top Channel/ Masakra e Dobraçit, vetëdorëzohen të kërkuarit
22/01 15:50
Top Channel/ Prej dy ditësh i zhdukur, jendet i mbytur në thellësi të lumit të Shalës
22/01 15:42
Top Channel/ SHBA u tërhoq nga OBSH, a do ketë pasoja të mëdha?!
22/01 15:32
Top Channel/ Hotelet e luksit pa taksa! PS, propozim në Kuvend për emra brand
22/01 15:24
Top Channel/ Tronditet grupi Çopja, iu kapen 10 mln USD kriptomonedha
22/01 15:19
Top Channel/ Rama promovon “Sazanin” në Davos, flet për projektin e Kushner
22/01 15:13
Top Channel/ E drejta shtetësisë përmes lindjes, nisin kundërshtimet e para për Trump, 22 shtete…
22/01 14:43
Top Channel/ Foshnja rrëmbehet në spital! Çifti morën vogëlushen dhe… prindërit përjetojnë tmerr
22/01 14:39
Top Channel/ Të kërkuar për masakrën e Dobraçit, vetëdorëzohen Izmir Sakica dhe Samuel Troshani
22/01 14:37
Top Channel/ Zyrtarisht nën hetim! Deputeti i PD paraqitet në GJKKO
22/01 14:36
Top News- U përfolën si të përfshirë në atentatin me 4 viktima në Dobraç, vetëdorëzohen në polici
22/01 14:22
Top Channel/ Shkëmbim territoresh dhe…plani sekret i Trumpit për fundin e luftës në Ukrainë!
22/01 14:19
DIGITALB DIGITALB - OFERTA