275 mijë familje dhe individë që përfitojnë nga skemat e programit social do të përfitojnë 150 mijë lekë shpërblim për festat e fundvitit. Nga shpërblimi përfitojnë familjet në nevojë që janë pjesë e skemës së ndihmës ekonomike, fëmijët pa kujdes prindëror, invalidë që kanë statusin e para apo tetraplegjikut, të verbrit dhe ndihmësit e kujdestarët e personave me aftësi të kufizuara.